• |
ide | kryesore

PD i publikon dosjen, reagon Agim Kajmaku: Qytetarët të na falin për shqetësimin, autoritetet të thonë fjalën e tyre

Lajme, Të fundit



Agim Kajmaku kryebashkiaku i ri i Vorës reagon pas publikimit të dokumenteve nga PD lidhur me dënimin në Greqi.

Reagimi i plotë

Që pas marrjes së detyrës si kryetar i Bashkisë së Vorës, ata s’u përballen nga frika e humbjes së padiskutueshme, më janë vërsulur me tërbim!

Por unë siguroj me bindje, në radhë të parë qytetarët e Vorës se i qëndroj pikë për pikë asaj që kam deklaruar edhe më herët lidhur për këtë sulm.

Unë nuk jam marrë kurrë me trafiqe dhe krime. Kam qenë dhe jam punëtor e familjar. Kam punuar për të nxjerrë bukën e gojës në Shqipëri e në emigracion dhe emrin e kam ndryshuar si të gjithë shqiptarët, që të më jepej mundësia të rrija atje dhe punoja.

Partia Demokratike po merret me limona dhe me mandarina emigrantësh shqiptarë, të cilët halli i ka shtyrë të punojnë në një vend të huaj! Ata bëjnë sikur nuk e dijnë se çfarë kanë hequr shqiptarët për të mbijetuar me emra e me mbiemra nga më të ndryshmit në Greqi.

Në fakt PD është limoni i shtrydhur që s’i duhet më asnjeriu. Le ta thonë autoritetet fjalën e tyre dhe të na falin qytetarët për këtë shqetësim!

Unë dua të siguroj qytetarët e Vorës se pavarësisht kësaj poshtërsie, jam dhe do të jem në çdo moment në krye të detyrës! Ju më besuat në 30 qershor për t’i ndryshuar faqen Vorës sonë dhe për t’a vënë bashkinë në shërbim të qytetarëve.



9 Comments

  1. Ky i ziu ka thene vetem qe ka nderruar emrin si gjithe shqiptaret nuk thote gje per akuzen e fallsifikimit , cfare deklarate eshte kjo , apo cfare te thote idioti i kene mbetur eurot fallco ne dore. Para ca ditesh deklaroj se jam marre me tregti lulesh me greqin apo harroj, aty pra jane perdor parat fallco. Keta jane idiot nuk din as te mbrojne veten vetem thote do e bej Voren bahce me lule me pare fallco, hajde palle hajde, me sukses tullumin me kajmak o Karmak

  2. Kush eshte ai idiot qe te voton ty more kaqol !!!???Mjafton te lexosh ate qe vete ke shkruar per te kuptuar se çfare lloj malli je,rilindas i degjeneruar apo socialist fallsifikator i pakallur!?!E shikoni ndryshimin e maskarenjeve te PS-se me edvin ramen ne krye ?!?!?!Ne rastin e Valdrin Pjetrit e leshuan menjehere,pse ?!Eshte malok ???Po,normale qe i urren me gjithe qenien e tij,pafund mostra,verioret !Kajmakun e mban……..,(as Sanço Pançon nuk e nxirri gjekundi(Taulant fshatar Balla)rri i thote aty te shohim se ç’mund te beje Belinda e Ballukut,hajdutja profesioniste dhe ashtu me nam te madh !!!!Mund te angazhohet edhe katundarja e piste Arta Marku,e keqzgjyrosura e edvin ulsi manjes !

  3. I paemer 17:38 !Nese nisesh nga ajo qe ke n’mes shpatullave normale qe konstatime te tilla duhet te besh!Une,as qe te njoh,mire do ishte …….!!!Mbi te gjitha nuk te fyeva e as ndonje gje tjeter nga familja jote e degjeneruar rilindase,por them se do ishe me shume fat te te njihja se nuk do merrje me merzi e besdiseshe sahere flitet per rilindas e mostra te tilla si ju !!!!Or taj,mbase flet me baxhellen qe ke ne shtepi,por kujdes se nuk behet shaka mec !Eshte dhe vape dhe shyqyr zotit qe fshihesh pas asaj qe thashe me lart se njohja do te shpetonte njehere e mire,biri i baxhos….!

  4. Edhe ketij kajmakut te prishur si akullorja Durresit, do ti vene nje deklarate perpara qe ishalla di ta lexoje, : “Nuk eshte ashtu si mendoni ju, por une kam gabuar se isha i vogel dhe ju e keni nxjerre jashte kontekstit ngjarjen”. Kjo do jete dekllarata per shtip, sepse per hir te se vertetes Rilindja e ka nje model te tille deklarate qe e perdor dhe do ta perdore ne cdo rast. Por akoma nuk po shohim cpo ben prokuroria me rastet e tjera…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *