• |
ide | kryesore

Rasti “Pjetri e Kajmaku”, Basha: Po shqyrtojmë me dhjetra emra tjerë

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dënuar heshtjen e kryeministrit Edi Rama dhe të Prokurorisë, në harkun e 24 orëve pas publikimit të “dokumentit autentik” nga selia blu, që dëshmonin arrestimin në Greqi në vitin 2003 të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, për veprën penale “për përdorim dhe shpërndarje kartëmonedhash të falsfikuara”.

Në një dalje publike pas takimeve të zhvilluara më përfaqësues të rëndësishëm diplomatikë, duke folur për gazetarët Basha paralajmëroi se PD-ja po shqryton me dhjetra raste të tjera që janë në shkelje të ligjit të dekriminalizimit, mes të cilëve bëjnë pjesë persona të afërt me Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama.

PD po shqyrton të gjitha rastet për dhjetra individë me rekorde të garuar nga Rama, të kandiduar, janë pjesë e një procesi antikushtetues.

Por për të qendruar te Jorgo Kajmaku dua të dënoj heshtjen e Edi Ramës nga 24 orë që PD ka publikuar dokumentet zyrtare që provojnë se Kajmaku është në shkelje të ligjit të dekriminalizimit dhe duhet sot të ishte marrë i pandehur nga prokuroria, dua po kështu të dënoj heshtjen e prokurorisë e cila si shtojcë e Ramës sa herë i duhet Ramës bën lëvizje propagandistike, pse hesht Arta Marku?

Keto heshtje tregojnë se Kajmaku u kandida me dijeni dhe bekimin e Ramës kur ky i fundit dinte këto të vërteta që sot i di cdo shqiptar”, u shpreh Basha për mediat.

 



1 Comment

  1. JANE TE GJITHE ME CEN . NE MOS QOFSHIN KRIMINELA JANE TE GJITHE TE PASHKOLLUAR, JANE ME DIPLLOMA FALLCO DHE KJO ESHTE ME E RENDE SESA TE QENIT KRIMINEL . KRIMINELI NUK BEHET INJORANT POR INJORANTI TE BENE KRIMINEL DHE ÇDO GJE TJERER TE KEQE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *