• |
ide | kryesore

Dhunohet memoriali turk tek Parku i Liqenit (FOTO)

Lajme, Të fundit



Mbrëmë në mesnatë është dhunuar memoriali në kujtim të viktimave të grushtit të shtetit, që Erdogan i ka shpallur si dëshmorë të shtetit turk, memorial që u ngrit në kodrat e Liqenit artificial të Tiranës. Mësohet se ka qenë një person me levë në dorë që ka goditur memorialin disa herë.

Sipas dëshmitarëve, një person ende i paidentifikuar, theu dhe masakroi me levë rreth orës 06:00 të mëngjesit, memorialin turk që prej më shumë se një muaji qëndronte në një zonë mjaft të frekuentuar të Tiranës.

Kjo nuk është hera e parë që tentohet të bëhet diçka kundër këtij memoriali që shkaktoi mjaft zhurmë në politikën shqiptare. Vetm pak ditë më parë, persona të paidentifikuar e rrethuan me letra higjienike dhelanë një shënim.

 



6 Comments

  1. O kalemi, kalemiiiiiiiiii! Mjaft me me masakrimin e shqipes dhe te logjikes, kalemiiiiii! Po pse o kalemi, per shkarravitesin tuaj ora 6 e mengjesit dhe mesnata jane e njejta gje?

  2. Ķy veprim eshte ai i tipit nuk kemi cfare i bejme enverit apo rames apo kujtdo sa jane gjalle po ama bustet ja hedhim ne toke. Pastaj bejme edhe me ato duar ate veprimin e ” bukur ” shqiponjen me duar jo me koke dhe keshtu behemi edhe qytetare te mire edhe shqipo. Pra nuk kemi ci bejme gomarit dhe i biem samarit. Po sigurisht e kane bere ata qe e kane vene. Te jeni te sigurt.

  3. “Nje i ri i paidentifikuar ka masakruar me leve memorialin” Sa keq ju paska ardhur more turkofone qe e quani masaker… Lapsi nuk shquhet për ndonje gazetari elitare, por nuk ju mendoja kaq injorante!

    1. O grekqir po nje nga grekofonet e Tiranes e ka bere, ne mos ti . Ne turkun nuk e kemi shume qef por cdo armik te grekut do e kemi mik,pavaresisht kush eshte ai… Turp ajo kafshe qe ka bere kete krim, nqs eshte shqiptar por nuk do mend qe eshte grek

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *