• |
ide | kryesore

15 mijë paund për të shkuar në Angli, goditet rrjeti i trafikantëve në Tiranë. Dy në pranga, një në kërkim

Lajme, Të fundit



Goditet një tjetër rast i kalimit të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara, kundrejt fitimit 15 000 paund britanikë.

Finalizohet operacioni policor “LUTTON”.
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas.

Në pranga 2 shtetas dhe 1 shpallet në kërkim.

Në vijim të punës për parandalimin evidentimin dhe goditjen e personave që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar “LUTTON”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:

V. L., 52 vjeç, lindur dhe banues në Mamurras, Kurbin;

H. N., 19 vjeç, lindur dhe banues ne Burrel, Mat;

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi V. L., rezident në Itali, pasi kishte siguruar paraprakisht dokumente të falsifikuara italiane me gjeneralitetet e një shtetasi tjetër, ka ardhur në Shqipëri dhe ka pajisur me këto dokumente shtetasin H. N.

Pas pasjisjes me këto dokumente, shtetasi V. L. do ta shoqëronte shtetasin H. N. nga aeroporti i Rinasit, transit drejt aeroportit të Venecias me destinacion final në aeroportin e Luttonit, në Mbretërinë e Bashkuar, kundrejt përfitimit 15 000 paund britanikë.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.L., i dyshuar si bashkëpuntor në këtë vepër penale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshem të kufirit”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *