• |
ide | kryesore

Panik në Vatikan, Papa bllokohet 25 minuta brenda në ashensor

Lajme, Të fundit



Mesha e ditës së diel në sheshin “Shën Pjetri” ka nisur me vonesë, kjo sepse Papa Françesku ka mbetur i bllokuar për disa minuta në ashensor. Përballë shqetësimit të shumë besimtarëve, Ati i Shenjtë e nisi meshën duke kërkuar ndjesë për vonesën, teksa pati edhe një kërkesë për të gjithë të pranishmit në shesh, një duartrokitje për skuadrën e zjarrfikësve që bënë të mundur shpëtimin e tij. Shkak për bllokimin e ashensorit dyshohet se ka qenë një luhatje tensioni.

“Dua t’ju kërkoj ndjesë që u vonova, por një defekt i papritur në ashensor më la brenda tij për 25 minuta. Ashensori u bllokua nga një luhatje tensioni, falë Zotit aty erdhën zjarrfikësit të cilët i falënderoj pa masë dhe defekti u rregullua. A mund të kem një duartrokitje për forcat zjarrfikëse”, – tha Papa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *