• |
ide | kryesore

Alfio dhe Indriti rikthehen në TV Klan

Paparazzi, Slider



Sezoni i ri televiziv që nisi këtë shtator, erdhi me ndryshime të mëdha si në programacion, ashtu edhe tek moderatorët. U tha se “Tv Klan” do të mbyllte dy emisione të cilat zinin një pjesë të madhe të programacionit të ditës, ndër to, emisionin e njohur “Sfida e gatimit”. Ky emision drejtohej nga dy shefat e kuzhinës, Alfio dhe Indriti, të cilët mesa duket do t’i shohim sërish në ekran. Alfio ka publikuar në profilin e tij në Instagram momente gjatë xhirimeve të emisionit, duke treguar se këtë sezon do ta shohim sërish “Sfidën e gatimit”.

“Jemi gati për “Sfida e gatimit”, nga e hëna në të shtunë.”-shkruan shefi i kuzhinës krahas postimit.

Ndërkohë, faqja zyrtare e emisionit në Instagram ka zbuluar se “Sfida e gatimit” nis transmetimin ditën e hënë, më datë 9 shtator.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *