• |
ide | kryesore

Khloe dhe Tristan rikthehen sëbashku

Paparazzi, Slider



Muaj më parë, tradhëtia e Tristan Thomson me mikeshën e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods, bëri bujë të madhe në media.

Pas publikimit të fotove që e nxorrën zbuluar, Khloe i dha fund me Tristan-in, ashtu si dhe Kylie me mikeshën e ngushtë, Jordy-n.

Kylie vazhdon të mos flasë me Jordy-n, por Khloe me Tristan-in po!

Duket se ylli i basketbollit po ia fiton sërish zemrën ish-partneres dhe me gjasa do të kthehen sërish bashkë.

Madje edhe më herët Khloe ka menduar t’ia falë Tristan-it tradhëtinë për hir të vajzës së tyre, True.

Burime pranë çiftit kanë treguar se bashketbollisti po tenton sërish dhe madje ka shpenzuar 500.000$ për një makinë të re super luksoze, për t’i rënë në sy Khloe-s.

Madje, Tristan po merr këshilla nga miku i tij Drake sesi ta bëjë Khloe-n t’i japë një shans të dytë.

Për më tepër, Tristan duket në rrugën e duhur pasi Khloe e ka ftuar atë të darkojnë së bashku këtë fundjavë!

Epo, mbetet të presim e të shohim ç’do bëhet me dyshen, e cila prej kohësh është kryefjala e mediave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *