• |
ide | kryesore

Dekriminalizimi/ Kryebashkiaku i tretë i dënuar?

Arkiva, Kryesore

Mark Babani, kryebashkiaku i zgjedhur në njësinë vendore të Vaut të Dejës, është i treti në radhë në mesin e Partisë Socialiste që akuzohet nga selia blu për fshehjen e një të kaluare kriminale.

Pak më herët, ashtu sikurse u paralajmërua, Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë verifikimin e figurës së Babanit, kandidatit socialist të dalë nga zgjedhjet vendore monopartiake të 30 qershorit. Sipas PD-së, Babani dyshohet se ka fshehur ndalimet, dënimet dhe dëbimet nga Italia dhe Maqedonia e Veriut, respektivisht në harqet kohore 1994-1999 dhe 2002-2003.

Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali gjatë periudhës 1994 -1999 dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane. Nga ana tjetër, të dhëna të bëra publike më parë tregojnë se ai ka qenë i arrestuar/ndaluar dhe më pas dënuar edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës 2002-2003.”- shkruhet në kërkesën dërguar organit të hetimit nga Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve, Gazment Bardhi.

Më tej, bazuar në të dhënat e formularit të Vetëdeklarimit të kreut të njësisë vendore të Vaut të Dejës, PD ngre pretendimin se subjekti në fjalë, “në mënyrë ilegale ka mbajtur edhe disa identitete të tjera, të padeklaruara në Formularin e Dekriminalizimit, si më poshtë:

  1. Mark Ndoc Babani, i datëlindjes 24.12.1965
  2. Marq Saimir Babaj, i datëlindjes 11.06.1967
  3. Ylli Saimir Babaj, i datëlindjes 02.11.1968

Njësoj si në rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të dorëhequr të Shkodrës, Valdrin Pjetri, si edhe të kryebashkiakut në detyrë të Vorës, Agim Kajamaku, PD-ja i është referuar të dhënave të sistemit TIMS, nëpërmjet të cilave, sipas selisë blu rezulton se Babani nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë përgjatë periudhës 1994 – 2005 me identitetin e tij real, “çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë”.

Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Mark Babani ka deklaruar se ka jetuar për 5 vite në Itali. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Mark Babani nga periudha 1994 – 2005 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë me identitetin e tij real, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”- argumenton PD-ja në kërkesën adresuar Prokurorisë, të shoqëruar nga firmat e 500 qytetarëve.

Në këto kushte, sipas PD-së, Babani duke qenë subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit, nuk mund të ushtrojë funksione publike. Ndërkohë, përkundër pretendimit të ngritur nga selia blu, Babani, në disa prononcime për mediat ka mohuar kategorikisht akuzat, duke u shprehur se “kam pasur absolutisht vetëm emrin Mark” dhe se në periudhën kohore për të cilën pretendohet nga PD-ja, ka udhëtuar drejt Italisë.

Unë kam shkelur në Itali në vitin 1994 deri në vitin 2003, me emrin Mark Babani, e lidh këtë me vitet e punës që kam pasur atje dhe me kodin fiskal që kam pasur. Në vitin 2003 kam shkuar dorëzuar soxhornon dhe kam marrë vizën si biznesmen. Për shkak të biznesit e kaloj pjesën më të madhe të kohës në Evropë. Nëse arrijnë me gjet një gjobë 100 euroshe në një nga vendet e Evropës do i kem borxhin më të madh.”- është shprehur Babani në një intervistë të realizuar në rrugë telefonike nga televizioni informative “News 24”, duke shtuar se se është i gatshëm të përballet me institucionet e drejtësisë.

Kam ikur në Itali në 6 mars 1991. Jam regjistruar në kampin ku ishim dhe lejen e qëndrimit e kam marrë në 91, dhe kam punuar në fabrikë peshku. Aty kam punuar nga 1991 deri në 1995…Mbiemrin e kam ndryshuar në 1993 si familje në Vaun e Dejës, dhe i jam përshtat këtij mbiemri. I kam vetëdeklaruar të gjitha në formular. Kam dy datëlindje, 24 dhjetor, natën kur kam lind dhe regjistrimin e bërë në kohën e komunizmit më 8 janar.

E kemi pas mbiemrin Babaj dhe në 1993 e kemi kthy e kemi bërë Babani që unë e kam përshtat edhe në dokumentet e mia.”- përmbylli Babani reagimin e tij.

Sikurse në preçedentët “Pjetri” dhe “Kajmaku”, Prokuroria pritet të njoftojë nisjes e kryerjes së verifikimeve të figurës së Babanit. Megjithatë, deri më tani, hetimet kanë mbetur pothuajse në vend-numëro dhe për këtë, publikut i janë servirur shfajësime qesharake, si p.sh.: ngatërresa nga ana e Postës në dorëzimin e kërkesës për marrjen e shenjave të gishtërinjve të Kajmakut, që u hodh më pas poshtë nga objekti përgjegjës.

Ndërkohë, nga ana tjetër, mbetet për t’u parë nësë PD-ja do të ndjekë të njëjtën strategji si në rastet e mëparshme, duke publikuar dokumente nga organet përkatëse të drejtësisë, në mbështetje të akuzave të ngritura.

 

Deklarata e plotë e PD-së (DOKUMENTI):

Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë verifikimin e Mark Babanit të Bashkisë së Vaut të Dejës, pasi dyshohet se ai ka fshehur ndalime, denime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Veriut. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i vuri në dispozicion prokurorisë të gjithë informacionin që disponon Partia Demokratike për kryebashkiakun e tretë të Edi Ramës, që rezulton me të kaluar kriminale.

“Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali gjatë periudhës 1994 -1999 dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane. Nga ana tjetër, të dhëna të bëra publike më parë tregojnë se ai ka qenë i arrestuar/ndaluar dhe më pas dënuar edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës 2002-2003.”- thuhet në shkresën e Partisë Demokratike, ku zbulohet edhe një detaj tjetër, që ngre dyshime të arsyeshme se mark Babani i Bashkisë së Vaut të Dejës ka gënjyer në formularin e dekriminalizmit.

“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Mark Babani ka deklaruar se ka jetuar për 5 vite në Itali. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Mark Babani nga periudha 1994 – 2005 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë me identitetin e tij real, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”

Partia Demokratike vë në dijeni Prokurorinë edhe për të paktën 3 identitete të tjera që Mark Babani, i emëruar nga Edi Rama në Bashkinë e Vorës, nuk i ka deklaruar në formular.

“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Mark Babani ka deklaruar se ka mbajur identitetin e ndryshuar Mark Ndoc Babaj, i datëlindjes 24.12.1966. Ekzistojnë dyshime të arsyeshme sipas indicieve të bëra publike më parë, se ky shtetas, gjithashtu në mënyrë ilegale ka mbajtur edhe disa identitete të tjera, të padeklaruara në Formularin e Dekriminalizimit, si më poshtë:

1. Mark Ndoc Babani, i datëlindjes 24.12.1965

2. Marq Saimir Babaj, i datëlindjes 11.06.1967

3. Ylli Saimir Babaj, i datëlindjes 02.11.1968”-

Në kërkesën për verifikimin e Mark Babanit nga Prokuroria,e shpoqëruar me firmat e 500 qytetarëve, Partia Demokratike vë në dukje se pret një verifikim dhe reagim të shpejtë nga Prokuroria, për shkak të interesit të lartë që çështja paraqet.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

3 Comments

  1. GERRMONI SE MAVITE JANE GERRMICE ME KRIMINELA DHE INJORANT .
    GERRMONI EDHE PER DIPLLOMAT FALLSO , 80% E KETYRE MAVIVE I KANE TE BLERA .
    ZHDUKENI KETE SHTRESE INJORANTESH SE FAKTET PO NA TREGOJNE SE KU PO NA SHIPEN .
    BOLL NA KOMANDUAN KRIMINELET DHE INJORANTET .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu