• |
ide | kryesore

Digjet makina e oficerit të krimeve në Shkodër, policia: E qëllimshme

Arkiva, Lajme, Të fundit

Makina e një oficeri të krimeve në policinë e Shkodrës është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve nga policia, makina është në pronësi të oficerit Arbër Duli.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mahalla e Çakajve” në Shkodër, rreth orës 4 të mëngjesit teksa mjeti ka qenë i parkuar. Sipas burimeve në polici dhe zjarrfikësve djegia mendohet se është e qëllimshme. Mjeti tip “Volkswagen pasat” është djegur me benzinë sipas dyshimeve ndërsa është thyer edhe xhami para nga nxehtësia.

Mjeti është dërguar në policinë e Shkodrës dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Oficeri Arbër Duli punon prej disa vitesh në policinë e Shkodrës dhe së fundmi mban detyrën në sektorin e krimeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu