• |
ide | kryesore

PD: Dialogu me mazhorancën duhet të jetë i sinqertë, që nuk e zgjidh krizën tani dhe e rikthen sërish

Lajme, Të fundit



PD iu përgjigj sot përmes disa kushteve ftesës për dialog me mazhorancës të ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca. Nga selia blu, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, tha se e djathta ka disa kushte për nisjen e dialogut.

“Kam pasur një reagim për kërkesën e ambasadorit të BE-së për palët politike. Kjo është një përpjekje e tyre për të ndihmuar për daljen nga kriza, por dialogu duhet të jetë i sinqertë, që nuk e zgjidh krizën tani dhe e rikthen sërish. Dialogu i sinqertë synon evidentimin e shkaqeve që e kanë çuar vendin këtu sot dhe marrjen e përgjegjësive të tyre. Shqiptarët nuk kanë nevojë për pazare, apo marrëveshje që zgjidhin kriza momentale”, tha Bardhi.

Lidhur me planin e opozitës për rinisjen e protestave, Bardhi tha vetëm që, “javën tjetër vendosim për strategjinë”.

Një ditë më parë Soreca tha se, dialogu mes mazhorancës dhe opozitës duhet të nisë nga reforma zgjedhore dhe duhet të ndodhë tani, para se të jepet vendimi për çeljen e negociatave në 18 tetor.



2 Comments

  1. Ca flet ky dialog me diallin po ty te voton Soreca apo demokratet po ca felt mo po ai e krijoi opoziten e re le te qeverisin i beri zgjedhjet lokale me opoziten e re sa pjesmarje pati apo germadha qe ata ngriten po i ze posht tani dhe nuk mund ta shpjegoje deshtimin e mafjes europiane ne shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *