• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit/ E mitura plagoset rëndë, humb të dyja këmbët

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë është regjistruar në afërsi të fshatit Gëziq, në Rrugën e Kombit, ku drejtuesi i një “Toyta Yaris” ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Burimet bëjnë me dije se ka mbetur e plagosur rëndë një vajzë e mitur, pasagjere në mjet. Mësohet se vajza është e drejtuesit të mjetit. Si pasojë e përplasjes, vajza ka humbur të dyja këmbët. Ambulanca ka vonuar me shumë se 40 minuta për të arritur në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen detaje të tjera rreth ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *