• |
ide | kryesore

Flakë të mëdha në Krastë të Elbasanit, rrezikohen banesat (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zona në Kodër Krastë në Elbasan, e cila njihet si mushkëria e këtij qyteti, ka marrë flakë.

Pisha që kanë marrë flakë ndodhen shumë pranë qytetit.

Kanë qenë banorët ata që kanë telefonuar forcat e zjarrfikëses dhe i kanë vënë në dijeni për ngjarjen. Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë punuar me pompa krahu duke vënë nën kontroll flakët.

Situata tashmë është nën kontroll ndërkohë që mësohet se edhe mëngjesin e ditës së sotme ka rënë një vatër zjarri në këtë zonë.

Vatra e parë u shua nga banorët, të cilët shprehen se zjarret janë të qëllimshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *