• |
ide | kryesore

Nis shkolla, 200 mijë nxënës më pak në banka këtë vit në krahasim me fillimin e tranzicionit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Tkurrja e popullsisë është duke e ndikuar drejtpërsëdrejti sektorin e arsimit në vend, pasi çdo vit e më tepër shkollat janë duke u përballur me sfidën e uljes së numrit të nxënësve dhe për rrjedhoje edhe mbylljen e shumë klasave.
Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit në arsimin 9-vjecar pritet të vijojnë studimet këtë vit të ri shkollor 306 mijë nxënës. Numri fëmijëve në këtë cikël është 13 mijë më pak se në vitin shkollor 2018-2019. Ndërsa në krahasim me fillimin e tranzicionit (vitin ’92) janë rreth 200 mijë nxënës më pak.

Në raport me vitin 2011 kur u bë censi i u fundit ulen në shkolla 114 mijë nxënës më pak. Në harkun e 8 viteve numri i nxënësve në ciklin 9-vjevar është reduktuar me 27 për qind. Ritmet e rënies pritet të jenë të larta edhe periudhën në vijim. Ministria e Arsimit pret që në vitin 2022 numri i nxënësve në arsimin 9 vjeçar të arrijë në 273 mijë nxënës ose 9.7 për qind më pak se në vitin 2019.

Përveç rënies natyrore të popullsisë arsimi shqiptar po vuan nga braktisja e shkollës për arsye emigrimi. Mijëra të rinj nën moshën 18 vjeç, një kontingjent për arsimin e mesëm fillor zgjedhin emigrimin në të shumtën e rasteve me familjet e tyre.

Prej 2010-s janë larguar mesatarisht nga vendi 15,000 të mitur drejt Bashkimit Europian çdo vit, sipas të dhënave të Eurostat për lejet e qëndrimit për herë të parë të dhëna nga vendet e Bashkimit Europian, të ndara sipas grupmoshës, të përpunuara nga Monitor.

Viti 2018 shënoi serish rritje në numrin e të miturve që ishin pajisur me leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së. Gjatë viti që lamë pas u pajisjen me leje qëndrimi për herë të parë rreth 17,279 të mitur nën 19 vjeç, me një rritje prej 6% në krahasim me një vit më parë. Shifrat janë më të larta se kaq, duke marrë parasysh që Eurostat nuk ka të publikuara të dhënat për lejet e para të qëndrimit të lëshuara nga Gjermania.

Emigracioni shihet të jetë një ndër shkaktarët e kryesor të rënies së nxënësve në shkolla. Eksperti i politikave arsimore Ndriçim Mehmeti thotë se, që prej 2014 e në vijim ka një ulje drastike të nxënësve për shkak emigrimi dhe migrimi të brendshëm. Sipas tij MASR dhe qeveria, nuk e ka analizuar këtë situatë dhe për pasojë, nuk janë gati të japin edhe zgjidhjet. Braktisja e arsimit të detyruar, ndodh më së shumti për arsye ekonomike dhe sociale dhe edhe për mungesë të shpresës se ky vend mund të bëhet, shtoi ai. /monitor



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *