• |
ide | kryesore

Meta i kundërvë Ramës OSBE- ODHIR-in/ Ai donte zgjedhje moniste

Arkiva, Kryesore

Ilir Meta në kuadër të një fushate për të bindur publikun se ai ka qenë në krahun e duhur të historisë për 13 qershorin, nuk po lë gur pa lëvizur dhe argument pa dhënë për të justifikuar veprimet e tij. Një ditë më parë ai i dorëzoi një dokument volumizoz prej 50 faqesh komisionit të Venecias ndërsa sot ka shpërndarë një shkrim që mban firmën e tin në shtypin vendas. Atuja më e fortë që ai ka është Raporti i OSBE ODHIR për 30 qershorin, që në fak e fshikulloi shtetin monist që rilindja po ngre prej gjashtë vitesh.

Në këtë këndvështrim Ilir Meta është përpjekur të analizojë se ka qenë Edi Rama ai që nuk e ka dashur dialogun sepse në fakt donte instalimin e një sistemi monist në zgjedhje pa kundërshtarë.

Lexo me tej:

Meta: Raporti i OSBE – ODIHR, skaneri që ndan shtetin e propagandës nga shteti i së drejtës

“Për çfarë do të ulej opozita në dialog me Kryeministrin, nëse ai nuk i jepte mundësinë të merrte pjesë në zgjedhje vendore demokratike dhe sipas standardeve europiane?! ngre pyetjen Meta duke e kthyer filmin pas në kohë dhe duke theskuar se kjo mospjesmarrje në zgjedhje duhej parë më me seriozitet sepse mbi 180 deputetë opozitarë kishin djegur mandatet dhe parlamenti kishte mbetur kushtetueshmërisht i pa plotësuar me 122 anëtarë.

Por, megjithëse situata ishte emergjente sipas presidentit, kryeministri u tregua kokfërtë dhe nuk bëri asnjë përpjekje të sinqertë për zgjidhje. Si mbështetje për këtë version Meta shkëput dy paragrafe nga raporti i OSBE ODHIR, që përshkruajnë rrolin e tij dhe të Ramës.

OSBE ODHIR për Metën:

“Presidenti Meta ka ofruar në mënyrë të përsëritur të lehtësojë dialogun mes palëve dhe në fund të muajit maj (2019) shprehu vullnetin për shtyrjen e zgjedhjeve.” 

OSBE ODHIR për Ramën:

“Përmes disa letrash publike të postuara në mediat sociale në fund të muajit maj, Kryeministri e ka ftuar Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, për dialog, duke konfirmuar në të njëjtën kohë se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor dhe duke kundërshtuar krijimin e një precedenti të ndryshimit të datës së zgjedhjeve.”

Pra, në leximin që i bën Meta këtyre dy paragrafëve të raportit për zgjedhjet duket se ai e vizaton presidentin në rrolin e atij që mëton ta lehtësojë dialogun ndërsa kryeministrit në pozicionin e atij që vë kushte dhe shkopinj në rrota.

Dhe pasi citon këto përfundime të raportit Ilir Meta bën pyetjen retorike: “Por çfarë e bëri të pamundur rishikimin e datës së zgjedhjeve përmes dialogut gjithpërfshirës”? Natyrisht ai përgjigjet po vetë: “Tashmë është shumë e qartë: kokëfortësia dhe vendosmëria e Kryeministrit Rama për të zhvilluar zgjedhje pa opozitën, pa bërë përpjekjet më minimale dhe të sinqerta, për të shmangur pasojat.

©Lapsi.al

 

Pikat më të forta që presidenca ka veçuar nga raporti për 30 qershorin

 

3 Comments

  1. sa rend ky pacavurja. o like floriri je kap pas fijes se barit. predikon virgjerin ne mes te bordellos dhe kur ti vet je drejtoresha e prostitutave. o surrat hajdut se dhe surratin e ke si shpirtin. po ti duhet te japesh dorheqjen vetem per faktin se je zgjedh me votat e krimit apo te oligarkeve. kur te zgjedhin ty jan te mira ato vota, kur len gruan tende jasht parlamentit sjan te mira. legen njeri. ik tani kap kallamin e bes kallakut e shif mos kap nonji ngjal tjeter lalzi. thon se aty eshte plot me ngjala, ju qe keni vilat e dini me mir. boll bere si i virgjer o kurva plak.

  2. nuk ka patur kurre shqiperia politikan me horr e me mafjoz se like floriri. me negativ njeri nuk behet, e ngriti korrupsionin ne institucion me lloj lloj halabakesh qe na i beri peshqesh ne administrat e kudo. ky hajdut me zile do me i vjedh edhe emrin te madhit avni rustem, apo mit sokolit. cdo gje do te vjedhi ky i pangopur me ze e me figur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu