• |
ide | kryesore

Pronat/ Ish-deputetët takim me delegacionin e “Venecias”, Tabaku: Qeveria po shkel të drejtat e pronarëve

Lajme, Të fundit

Pas përfundimit të takimit me delegacionin e Komisionit të Venecias për çështjen e pronave, ish-deputetët Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi bënë një dalje publike, ku dhanë detaje lidhur bashkëbisedimit në fjalë.

Tabaku u shpreh se ligji i kthimit të pronave është antikushtetues, si edhe një grup tjetër ligjesh që bien ndesh me të drejtën e  pronarëve, “ku prona publike dhe ajo private mbeten në duart e Ramës”, i cili sipas saj i shpërndan bazuar në interesat vetjake. “Qeveria që nga 2013 e këtej po shkel të drejtat e pronarëve dhe po harton ligje me norma të paprecedenta. Shqetësimi jonë mbetet e drejta për të respektuar pronarin, diskutuam mundësi se si mund të zgjidhet”, tha Tabaku.

Ndërsa, ish-deputeti tjetër i Partisë Demokratike, Bylykbashi, nënvizoi se eliminimi i Gjykatës Kushtetuese është i qëllimshëm, për t’iu mos u dhënë mundësinë e ankimimit pronarëve, pronat e të cilëve u jepen oligarkëve. “Qeveria nuk kthen më prona nuk kompenson, ka rishpronësuar pronarët. Ajo që ne bëmë të qartë  është që ky proces vë në pikëpyetje titujt e pronarëve dhe ka për qëllim të marrë prona dhe këto prona t’u jepen oligarkëve. Fikja dhe eleminimi i Gjykatës Kushtetuese është i qëllimshëm, që pronarët të mos kenë mundësi të ankohen në Gjykatë. Ajo që bëmë të qartë është që kur PD të kthehet në pushtet, do t’u kthejë të drejtat pronarëve.

3 Comments

  1. Ja qelbesirat e nxorren koken. Per cielet pronare po beni fjale , per ata te vertetet qe ju i late me gisht ne goje apo per pronaret e rinj qe e moren token qyl .
    Ja u dhuruat token tone te tjereve par ta vjedhur me vone prap ju, ju komunistet e PD me nje ligj krminial si 7501.
    Gjithe keto vite ju, gjoja te djathetet , vetem sa na keni rrahur krahet dhe ketej na keni futur gishtin nga prapa ne ish-pronarve.

  2. MORE QELBESIRE PO 7501 SALIU E VURI DHE E VODHI TOKEN DERI SA PO E VJEDH DHE EDI …NJE MUT JENI!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  3. 7501 u vu me 1991 nga Ramiz Alia, por Saliu duhet ta abrogonte kete ligj me 1993 se i kishte te gjitha votat qe duheshin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu