• |
ide | kryesore

Skandali me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, jep dorëheqjen drejtoresha e ARRSH

Lajme, Të fundit



Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, ka dhënë dorëheqjen pas skandalit me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Përmes një deklarate ajo ka shpjeguar vendimin e saj.

Reagimi i plotë

Pas një periudhe të shkurtër pune, por shumë intensive, për të reformuar Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe për të krijuar një model transparence dhe profesionalizmi në këtë institucion, vetëm pak ditë më parë jam akuzuar nga një kompani lidhur me një procedurë, të cilën unë e gjykoj plotësisht të drejtë dhe ligjore.

Kjo situatë më ka vendosur në një pozitë të vështirë në raport me detyrën. Nga njëra anë më duhet të përballem me akuzat dhe procesin ligjor që shfaqen në vorbullën e pafundme të çudirave mediatike dhe nga ana tjetër duhet të administroj punën e përditshme dhe projektet infrastrukturore (pjesë e kësaj pune është edhe kompania që akuzon).

Jam e keqardhur për gjithë këtë zhurmë dhe e lënduar nga spekulimet jashtëzakonisht të mëdha në media mbi procedurat e ndjekura në respektim të ligjit dhe dokumentacionin zyrtar që ka të bëjë me rastin në fjalë. Por jam edhe në pamundësi normaliteti në një punë që s’ka as orar dhe as ditë pushimi, sepse kërkon angazhim ekstrem mendërisht e fizikisht.

Prandaj me mirënjohjen e sinqertë për Kryeministrin e vendit, i cili jo vetëm më besoi këtë detyrë të rëndësishme, por edhe më krijoi kushte të pavarësie të plotë në drejtimin e institucionit, ndjeva sot detyrimin moral t’u bëj me dije dorëheqjen nga detyra që më është ngarkuar.

Jam e gatshme që të gjithë eksperiencën, dijen dhe integritetin tim ta vë në dispozicion të çdo detyre tjetër që mund të më kërkohet, por siç u mundova ta shpjegoj, e kam të pamundur të vazhdoj detyrën aktuale.

Faleminderit të gjithë bashkëpunëtorëve të mi dhe vazhdim të mbarë të një pune që kemi nisur mirë së bashku!



7 Comments

  1. Vetem thuthaqi ja thoshte ketyre puneve te dovletit, ai kishte experienc se jepte tendera mil euro pa verifikiar fare donte vetem pjesen. Suksese ne jete

  2. Pra me nje fjale kjo zonja ju tha te gjitheve , mos me cani koken me se nuk kam nerva te merrem me me ju.
    Tani te shohim se kush do dali tani te nxjerri gomarin nga balta, se kjo dha doreheqjen , por padia ne prokurori ndaj saj egziston akoma.
    Kush ka te drejte Gjika.co apo kjo zonja do ta thote prokuroria.
    E gjithe puna behet per 4 miljon euro . Ose kjo zonja ja kishe vene syrin vete dhe donta ta perlante ate shume duke larguar Gjoken nga vallja, ose Gjoka me te vertete ka bere ato shkelje per te cilat akuzohet.
    Ose dikush tjeter terheq fijet e kesaj telenovele dhe kjo ishte thjesht ne mes te dy zjarreve.

  3. A te falni ju, pjellat e ish funderrinave te sistemit te dulles qe moret ne qafe nje komb te tere, te ikni pa mbushur thaset e siguruar brezat per vazhdimesine……? Te shohim sa do trashet zullumi qe ke bere, se vetem keshtu ikni ju, kur e derdhni uturakun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *