• |
ide | kryesore

“Nga ushtria te Prefektët, të gjithë në Durrës”, Rama jep direktivat

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka zhvendosur të gjithë prefektët, Forcat e Armatosura, deputetët dhe ministrat, në qytetin e Durrësit, aty ku pasojat e tërmeteve ishin më të mëdha dhe më shkatërruese.

Në mbledhjen e sotme me Prefektët në Ministrinë e Mbrojtjes, kreu i qeverisë tha se të gjithë prefektët do të spostohen në Durrës për të nisur menjëherë komunikimin me qytetarët, që janë prekur më shumë nga tërmeti i fuqishëm 5.8 ballë.

Duke iu ndarë punën prefektëve, ushtrisë, policisë, por edhe ministrave e deputetëve, Rama ka kërkuar tri gjëra të rëndësishme, që duhen realizuar brenda ditës së sotme, duke filluar nga komunikimi me qytetarët e prekur, te lirimi i Stadiumit për familjarët, e deri të harta me identifikimin e të gjitha pikave të prekura nga dëmet.

“Sot është një ditë e vështirë për ata që kanë ndjerë më shumë goditjen dhe që janë akoma nën efektin e atij stresi, që do të thotë se është një ditë për t’iu qëndruar afër, për t’iu shpjeguar me qetësi gjërat. Plasaritjet e godinave jo domosdoshmërisht përbëjnë rrezik. Në të shumtën e herës nuk përbëjnë rrezik, pasi janë sipërfaqësore. Është me shumë rëndësi që çdo plasaritje të inspektohet në mënyrë profesionale dhe çdo cenim i dukshëm i çdo pallati të inspektohet në mënyrë profesionale, sepse mund të jetë reagimi i fugës sizmike, por mund të jetë dhe një cenim strukturor që e bën të rrezikshme godinën.

“Gjëja e parë që kërkoj është që të gjithë ju, edhe prefektët e ardhur nga qarqet e tjera, të spostoheni në Durrës, me synimin që çdo familje që hyn në atë rrethin e parë të stresit dhe që dje gjatë gjithë natës ka qëndruar jashtë të kontaktohet. Mbi atë hartë të të dhënave që ka prefektura të bëhet një shpërndarje e forcave dhe çdo familje të konkatohet për t’u dëgjuar. Ju të gjithë këtu, plus strukturat atje të Policisë së Shtetit dhe ato të mirëqenies sociale të organizohen dhe shpërndahen në mënyrë të struktura, me destinacione konkrete, dhe brenda ditës së sotme, para se të vijë nata, duhen kontaktuar të gjithë, sy më sy. Do të angazhohen edhe deputetët, edhe ministrat, sepse është një moment psikolog që kapërcehet me komunikim.

E dyta, njerëzit kishin dalë te stadiumi mbrëmë dhe gjëja më e thjeshtë ishte t’iu hapej stadiumi që të mos rrinin në mes të rrugëve. Kështu që sot stadiumi do jetë i hapur dhe i pajisur me të gjithë strukturën akomoduese. Janë rreth 700 shtretër në dispozicion dhe njerëzit mund të shkojnë atje. Gjëja që duhet të shoh pasdite është harta se kush bën çfarë. Duhen kontrolle të unifikuara perfekt, bashkia, prefektura, policia. Tamam si në një hartë beteje, ju duhet të keni deri pasdite çdo pikë të identifikuar si pikë e dëmtuar, me emra.

E fundit që kam, është pjesa e identifikimit të dëmeve të brendshme materiale. Ata që janë dëmtuar duhet të jenë të sigurt që nuk do të harrohen. Duhet të kemi një inventar të saktë, në mënyrë që nesër, kur të ketë rënë barra e rëndë, dhe kur ne të kemi kapërcyer momentin e parë të identifikimit të dëmeve strukturore, të kalojmë në fazën e hartës së dëmeve. Është shumë e nevojshme që ushtria të marrë informacion të saktë sa çadra duhen. Atje ku dje ka pas momente paqartësie, sot nuk duhet të ketë më paqartësi. Stadiumi i Durrësit sot duhet të jetë në dispozicion dhe njerëzve iu duhet vënë në dispozicion psikologë”, deklaroi kreu i qeverisë, Edi Rama.



21 Comments

  1. Keta Jane nje group byqirash qe qijen great e njeri tjeter it dhe presin si qente te vjedhen leket e fondeve
    Shqiperia u shkretua na baballaret e ketyre bij spiunesh Jo nga natyra

    1. Ramen e marrin ne telefon ne Frankfurt: o shef termet termet.
      Rama:Damian ti je mo? Po sikur skemi zgjedhje Diber.

  2. Po shikoja si raportonte Prefektja e Tiranes….. sikur ishte ne organizate baze te Partise se Punes! Arritje, arritje dhe vetem arritje!

  3. Po ajo fytyre salduara Spiropicka pse nuk kerkon falje per deklaraten qe beri. Donte dekret presidencial per shtyrjen e termetit.
    Te jape doreheqjen e mos tallet me fatkeqesite qe bien mbi popullin.
    Ptu turp te kete.

  4. O njerez lereji fare ky tashme ia mbrojtje nga evropa. Mjafton te shohesh si llapet me junkerin kur e takon. Thjeshte nuk ka me shpresa, oburra te iiim sa me shpejte, ketu u promovua konunizmi me qellim. Evropa mbahet ne kembe me paragjykime

  5. Edi, po sikur te japesh nja 100 milion dollar nga pasuria jote e pafundme??

    Do t’i bësh nje nder njerëzve ne hall.

    1. Po nga sarkazma a kupton ti mer i paemër, po po te ishin tamam shqipot ja kishin shkulur me zor Rames ato leke qe i ka vjedhur, shkoni zihuni tani me njëri tjetrin kur s’keni as uje e korent.

  6. Me mire te na shtype termeti se sa kata palaco qe vodhen parate tona e na lane pa pune e me pensione sa per buke e uje jo te pijshem.
    Na dhembin syte kur i shohim neper ekrane. Rrine me pozicione sikur i dhimbset populli.
    Rendesi qe ne Surel dhe ku kane vila keta te gjithe nuk ben gje termeti.
    Duhet populli populli ti jape derrmen ketyre dhe atyre qe do vijne pa i vu gishtin kokes.
    Jam me versionin per te ikur nga syte kembet nga ky vend.

  7. Po a ka termet me te keq se ti o flame qe ke 6vjet qe shkund shqiperine, e shkatarrove ate vend o moster. Ti je mallkim per ate vend.

  8. Fytyra me e urryer e vendit se don asnjeri shkon tek ca plaka qe ju dridhen kembet e duart te gjorave sepse thon hajt te takoim ket pallen km se ndoshta behem e ose i ri ndonje here?po ik more njeqinde ftyrsh s te vje turp po te ishte per dhemjen tende e din sh mir populli se sa te dhem ty per ket popull ik tutje rrac anti njeri.

  9. Po pse o të uruar shqiptarë qaheni kot për komandantin tonë ?
    Are e kemi dpktor e profesor të shkencave e arteve të gjitha fushave.
    Arjitekt si Rama nuk ka parë jo Shqipëria po as Europa.
    Ekonomist si ai janë të rrakkë në botë.
    Si piktor ja ka zili edhe Pikaso
    Si aktor dramatik apo komik, as mund të krahasohen me te as Lorenc Olivier e as Çarli Çaplin,
    Mjeshtër i madh në fushën e psikollogjisë.
    Ju a ka blerë mëndjen shumë shqiptarëve që e adhurojnë si perëndi, e fjalët e tij po inkurajojnë të gjithë shqiptarët e tromaksur nga tërmeti .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *