• |
ide | kryesore

“Të kequshqyerit bëjnë të dridhen shtëpitë në Itali”, komenti racist i medias italiane për tërmetin në Shqipëri

Paparazzi, Slider



Termeti 5.6 ballë në Shqipëri mori dhenë në pothuajse të gjithë mediat botërore. Por Rolling Stone Italia bëri një koment ndryshe nga të gjithë, një status racist duke shprehur një mllef ndaj emiigrantëve shqiptarë dhe jo vetëm. Kjo pasi në Itali partitë e krahut të djathtë mohojnë që emigrantët që lundrojnë në det dhe arrijnë në brigjet italiane janë njerëz në nevojë, ata mendojnë se ata njerëz vetëm shkaktojnë probleme, pra italianët duan porta të  mbyllura për imigracionin.

Kështu që tweet-i po përpiqet të thotë që nëse i mbani kufijtë ‘e hapura’ nuk do të merrni njerëz të kequshqyer por diçka që do të shkaktojë probleme si ato që shkakton një tërmet.

“Tërmeti mbërrin në Itali nga Shqipëria. A është kjo çfarë ndodh kur kufijtë janë të hapur? Kryesisht të kequshqyerit, bëjnë të dridhen shtëpitë në gjysmën e Puglias!”,- shkruante Rolling Stone Italia.

Por ky status nuk ka zgjatur shumë pasi Rolling Stone e ka fshirë nga rrjetet sociale. Të shumtë kanq qënë personat të cilët kanë reaguar për këtë racizëm duke thwnw se ndihen tw zhgwnjyer nga Rolling Stone, një prej tyre ka qënë dhe këngëtari, fitues i Sanremos, Ermal Meta, duke lënë një koment epik:
““Nga këto anë i quajmë humbësa”, shkruan Meta kundër medias italiane.



2 Comments

  1. I siguroj keta bandite te revistes Rolling Stone Italia , qe do kene se shpejti nje dridhje me origjinale te vet ata.
    Eshte ofendim shume i rende per shqiptaret ky botim i ktyre pepinove
    Le ta marrin guximin ata te Puglias e te afrohen ne vlore ku Rama do me i dhene aeroportin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *