• |
ide | kryesore

A është gati të ulet në tryezë me Ramën? Përgjigjet Basha

Arkiva, Lajme, Të fundit



Teksa ka përsëritur sot gjatë bashkëbisedimit me gazetarë se Rama duhet të dorëzojë mandatin dhe të lërë shqiptarët të vendosin se cilin duan qe ti qeverisë, Lulzim Basha i është përgjigjur pyetjes nëse do të ulet në një tryezë me kryeministrin për ti dhënë zgjidhje krizës ne vend.

“Ashtu si e kam bërë të qartë, as unë as PD e as opozita nuk kanë qenë pengesat për dialogun politik për ti dhënë fund krizës, e përsëris për cdo shqiptar dhe e përsëris, PD dhe unë i kemi thënë po propozimit të partnerëve ndërkombëtare që më 9 qershor. Ai që ka refuzuar propozimin për zgjidhjen e krizës, angazhimin e faktorit ndërkombëtar për zgjidhje e krizës është Rama se donte pushtetin lokal me proces monist antikushtetues. Ndaj ju lutem nëse ju lejon bëjani këtë pyetje, pse ka refuzuar ofertën e ndërkombëtareve për zgjidhjen e krizës, sepse nuk është as PD, as opozitë e as unë shkaktari dhe fajtoi për refuzimin e ofertës, ai është Rama.” – u shpreh kryedemokrati.



3 Comments

  1. Hahaha,hajde donKishot hajde,pra ky paska dasht dialog,por Rama nuk donte,keshtu i bie qe Rama paska organizuar protestat kunder vetes dhe Rama i paska djegur mandatet e opozites!!!zgjohu o Lulush se le koqen e namit,te pakten kerko falje nga ata njerez qe i sorollate 6 muaj neper Tirane duke u premtuar rrezimin e Rames me çdo kusht,perfundimisht je nje deshtak i lindur dhe humbes i perjetshem,me ty ne opozite Rama tall trapin sa here ti doje qefi o kaqol….

  2. O i paemer i ores 11:02. Kur shkruan ne nje portal, duhet ta kesh te qarte se po shkruan per nje grup personash qe kane nje nivel te caktuar intelektual dhe qe propaganda e secilit krah, nuk i ben shume pershtypje. Me te vertete mendon se Basha eshte problem per te negociuar? Jo per gje, por gjithkush e ka kuptuar (natyrisht me dy pare mend ne koke) se marreveshja e dy paleve duhet te behet nen diktatin e BE. Arsyeja eshte shume e thjeshte, duhet eliminuar krimi i organizuar nga qeverisja si dhe dhenja e koncesioneve me shifra te fryra nga kushdo qofte ne pushtet. Bundestagu gjerman pritet te miratoje celjen e negociatave, por me 9 kushte. Pra negociatat jane celur, por duhet te plotesohen 9 kushte per te filluar bisedimet. Kushtet jane shume te renda me sa i lexova ube sepse per disa duhet shume kohe dhe disa jane te parealizueshem. Mendoni se personat e pergjuar ne dosjet 184 dhe 339 do denohen? Duket shume e veshtire sepse do duhej te denoheshin kaq shume njerez me pushtet, sa te shembej i gjithe shteti (pushteti) aktual. Por ata kushtet kane edhe dicka tjeter, shume prej tyre jane kushte te vendosura nga opozita. Kjo nuk do te thote qe neser, kur kjo opozite te vije ne pushtet do te jete me e ndershme, por mendoj qe do kete mekanizma qe do e frenojne, per te mos u perseritur te njejtat gjera. Gjithsesi le ta shohim. Ne fund, mendon me te vertete se Basha dhe Rama nuk kane kontakte me njeri tjetrin?

    1. une nuk mund te besoj ate qe beri opozita duke dale nga sistemi,kjo eshte e pa imagjinueshme dhe e pafalshme dhe tregon dobesine e Bashes si politikan,ne rast se Basha donte me te vertete te vinte ne pushtet,besoj do e kishte bere dhe nuk eshte justifikim qe me vjedhin votat,pasi per te siguruar votime te ndershme mund te hynte ne dialog me ndermjetesimin e nderkombetareve qysh ne janar dhe jo te dilte nga sistemi dhe ti jepte Rames te gjithe pushtetet ne tepsi,qyl,pra tani qe do ulet ne dialog me Ramen kryeminister çfare ndryshoi,u be Rama burre i mire,sigurisht jo,thjeshte Basha duhet te mbaje pergjegjesi per kaosin qe krijoi per 6 muaj e qe dha rezultate 0,kaq…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *