• |
ide | kryesore

Ulja e opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore, SHBA: Basha demonstroi udhëheqësi të vërtetë!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas vendimit të opozitës së bashkuar për të dërguar përfaqësues në tryezën për Reformën Zgjedhore, ku e  pranishme është edhe OSBE.

SHBA ka vlerësuar vendimin e opozitës për t’u bërë pjesë e kësaj tryeze, që sipas tyre është thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë. Sipas përfaqësuesve të SHBA në Tiranë, me këtë vendim kreu i opozitës, Lulzim Basha, demonstroi udhëheqësi të vërtetë.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e partive opozitare për të dërguar përfaqësues në konferencën për reformën zgjedhore bashkërenduar nga parlamenti dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Ne përshëndesim Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha që thirri një takim të opozitës dje. Përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë mbi një çështje thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë.

Shtetet e Bashkuara mbështesin miratimin e reformave të nxitura nga ekspertët zgjedhorë të OSBE/ODIHR në mënyrë që Shqipëria të mund të zhvillojë zgjedhje që janë të lira nga shtrëngimi, trysnia politike, dhe blerja e votes. Populli shqiptar nuk meriton asgjë më pak se sa kjo”, thuhet në reagimin e SHBA.

  • foto galeri



3 Comments

  1. ouuu! po tani çfare mendimi kane per Ameriken ata qe deri dje villnin vrere duke i akuzuar si te blere nga Rama???ja pra qe Amerika mbeshtet kedo qe vepron brenda rregullave demokratike dhe hedh ne kosh te plehrave kedo qe kerkon te beje revolucione,Basha eshte ne hall te madh se eshte mes dy zjarreve,Berishes dhe SHBA-EU…

  2. Nuk nuk mund te kete bisedime e marreveshje te efektshme me mashtrues patologjik si Edver Rama.Sa do qe te perpiqen ato qe ndihmuan me mbeshtetje dhe ,ose,me mos veprim dhe idiferentizem kriminalizimin e kesaj qeverie,rezulati do te jete ZERO.
    Qeveria asht e rene tashme, 85 % e popullsise nuk e njeh.T’i rroje 15%-shi!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *