• |
ide | kryesore

Gazi nga TAP, Albpetrol aplikon për rezervimin e kuotave

Arkiva, Lajme, Të fundit



Teksa gazsjellësit TAP, investimi më i madh në vend, me një vlerë prej 1.5 miliardë eurosh, po shkon drejt fundit, kanë nisur tentativat e para për të përdorur në afatin e gjatë gazin që do të kalojë në territorin shqiptar.

Albpetrol, operatori shtetëror i prodhimit të naftës, ka aplikuar zyrtarisht pranë gazsjellësit TAP për të rezervuar kuotat e gazit natyror për periudhën kur të ndërtohet rrjeti i transmetimit të gazit në vend. Lajmi bëhet i ditur për Monitor nga burimeve nga Albgaz, që është operatori tjetër shtetëror, që do të funksionojë si një operator i kombinuar duke kryer veprimtarinë e operatorit të sistemit të transmetimit dhe operatorit të sistemit të shpërndarjes së gazit natyror në Republikën e Shqipërisë.

Aplikimi u bë pasi TAP nisi vlerësimin e tregut, duke i lejuar transportuesve të gazit natyror të shprehin interesin e tyre. Kjo do të mundësojë që në një fazë të mëvonshme operatorët të mund të kenë akses në kapacitetet e reja dhe afatgjata të TAP, duke zgjeruar kapacitetin e gazsjellësit në të ardhmen.

Aplikimi i Albpetrol është në mbështetje të masterplanit për zhvillimin e sektorit të gazit në Shqipëri, dhe ka marrë miratimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për pjesëmarrjen në fazën e shprehjes së interesit dhe rezervimit të kapaciteteve të TAP.

Në këtë mënyrë, Shoqëria Albgaz do të ketë infrastrukturën e transmetimit dhe shpërndarjes me gaz, ndërsa Albpetrol do të furnizojë konsumatorët me gaz.

Vlerësimi i tregut nga TAP do të bëhet në dy faza kryesore: faza jo detyruese që nisi në datën 1 korrik 2019 dhe faza detyruese që do të fillojë rreth tremujorit të dytë të vitit të ardhshëm. TAP planifikon që të transportojë fillimisht rreth 10 miliardë metra kub gaz natyror në vit, me dyfishim në të ardhmen.

TAP pritet të përfundojë tërësisht në vitin 2022. TAP-i, pas lidhjes me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin Turko-Grek, do të përshkojë Greqinë e Veriut, Shqipërinë, Detin Adriatik e më pas do të dalë edhe një herë në tokë në Italinë Jugore për t’u lidhur me rrjetin italian të gazit natyror.

Masterplani i gazit

Shqipëria është sot, së bashku me Malin e Zi dhe Kosovën, ndër të vetmet vende në Evropë, që nuk është e lidhur me sistemet ndërshtetërore të transmetimit të gazit dhe që ka një sistem kombëtar krejtësisht të izoluar të transportit dhe shpërndarjes së gazit, për këtë arsye Master Plani i Gazit Natyror për Shqipërinë, i miratuar në shkurt 2018, synon që të përmirësohen dhe zhvillohen mëtej ndërlidhja, ndërveprimi, qëndrueshmëria dhe integrimi i sektorit shqiptar të gazit me rrjetin rajonal dhe evropian të gazsjellësave.

Projektet prioritare të identifikuar nëMaster Planin e Gazit për Shqipërinëdhe qëpropozohet për t’u financuar në të ardhmen, janë ndarë në Terma Afatshkurtër, Terma Afatmesëm dhe Terma Afatgjatë, të grupuara si më poshtë:

Në terma afatshkurtër

1. Zhvillimi i gazsjellësit TAP –TEC-i i Vlorës, dhe nëse është e mundur, zhvillimi i sistemit të shpërndarjes së gazit në qytetin e Vlorës;

2. Zhvillimi i sistemit të transmetimit për të furnizuar konsumatorët kryesorënë Fier dhe Ballsh dhe nëse është e mundur zhvillimi i sistemeve lokale të shpërndarjes së gazit në zonat e Fierit dhe Ballshit;

Në terma afatmesëm

3. Zhvillimi i sistemit të transmetimit për të furnizuar kryesisht zonat industriale në Elbasan, si dhe zhvillimi i hapësirave të depozitimit nëntokësor të gazit në Dumre;

4. Zhvillimi i sistemit të transmetimit për furnizimin e konsumatorëve industrialë dhe komercialë në zonën e Durrësit dhe të Tiranës;

Në terma afatgjatë

5. Zhvillimi i gazsjellësit ndërlidhës me Kosovën

6. Zhvillimi i sistemit të transmetimittë gazit afër Korçës, për të furnizuar TEC-in e planifikuar të Korçës, sistemin e shpërndarjes sëgazit nëKorçë, dhe më tej në Pogradec;

7. Zhvillimi i sistemit të transmetimit dhe tëshpërndarjes në Shkodër;

8. Zhvillimi i sistemit të transmetimit nga Ballshi në Tepelenë dhe në Gjirokastër, si dhe sistemet lokale tëshpërndarjes sëgazit;

9. Zhvillimi i sistemit të transmetimit nga Pogradeci në Prrenjas dhe më tej në Maqedoninë e Veriut;

10. Zhvillimi i sistemit të transmetimit për TEC-in e planifikuar në Kuçovë dhe sistemin a shpërndarjes në Kuçovë;/ Monitor



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *