• |
ide | kryesore

Tiranë, 49-vjeçari vret vetën me armë gjahu

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 49-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vrarë me armë gjahu në banesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, në rrugën “Skënder Jareci” në Tiranë.

Policia në njoftimin zyrtar sqaron se “si pasojë e depresionit është vetëplagosur në banesë me armë gjahu shtetasi A. B., 49 vjeç, i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi A. B ka ndërruar jetë në spital”.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *