• |
ide | kryesore

Nipi i Meghan Markle arrestohet nudo dhe nën efektin e drogës (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Nipi i Meghan Markle, Thomas Dooley është arrestuar të enjten që lamë pas në Hollywood.

Shkak për arrestimin e tij janë bërë fqinjët, të cilët e kanë denoncuar në polici, pasi ai po u sillte shqetësime.

I droguar ai shëtiste nëpër lagje vetëm më një peshqir të vogël, të vendosur në pjesën e poshtme dhe të mos mjaftonte kjo, ai bërtiste me të madhe.

“Daily Mail” ka publikuar videon e momentit të arrestimit dhe shihet se Thomas Dooley është lakuriq.

Ai u  bërtet policëve dhe refuzon të futet në pjesën e pasme të makinës.

Videoja është realizuar nga një kalimtar i rastit, i cili nuk e dinte se djali të cilit po i bënte video, ishte i afërt me familjen mbretërore.

 

Pak ditë më parë 28-vjeçari publikoi në Instagram një video ku tregonte se kishte realizuar një nga ëndrrat e tij, duke mbjellë një lloj droge të ligjshme, e cila a do i sillte fitime marramendëse.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *