• |
ide | kryesore

Vjosa Osmani shpall vendimin: Në qeverinë e re bashkë me Albin Kurtin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani ka folur për qeverinë e re të Kosovës, duke theksuar se qeveria e re duhet të bëhet përmes koalicionit LKD-Vetëvendosje.

Ajo ka thënë se tashmë e vetmja sfidë përpara është arritja e këtij koalicioni, gjithmonë në interes të Republikës së Kosovës.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Kosovë/ Si janë ndarë deputetët? Kush do qeverisi në koalicion? 

Kjo deklaratë e Osmanit vjen edhe pas deklarimeve të Albin Kurtit që nëse nuk arrihet koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës atëherë vendi do të shkojë përsëri në zgjedhje.

Kujtojmë se LDK doli partia e dytë në zgjedhje pas Vetëvendosjes, ku partia e themeluar nga Ibrahim Rugova mori 24.87% dhe partia e Albin Kurtit mori 25.56%. ©Lapsi.al 

REAGIMI I OSMANIT
Të dashur qytetarë të vendit tim,

Këtë vjeshtë janë mbushur plot 20 vjet që jam bërë anëtare e LDK-së dhe gati po aq që kam shërbyer në institucionet e Kosovës. Ka qenë rrugë jo e lehtë, plot pengesa e sfida, sikur për shumë të rinj e të reja në vendin tonë. Deri tani, ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm, përgjatë të cilit kam takuar mijëra gra e burra, vajza e djem, qytetarë të mirë të këtij vendi që më kanë mbushur plot shpresë për të ardhmen. I falënderoj miliona herë, nga thellësia e zemrës, të gjithë që na përkrahën e besuan në ne, si dhe të gjithë aktivistët e veprimtarët që kurrë nuk reshtën së punuari me vetëmohim. Arritëm që të gjithë së bashku, por për një kohë tejet të shkurtë prej vetëm një muaji, ta ringrisim LDK-në në një rezultat që nuk e kishte nga viti 2004. Por, na mbetet edhe shumë punë për të bërë, edhe shumë sfida për të kaluar, e ato mund t’i kalojmë vetëm së bashku.
Më në fund, qytetarët, jo vetëm që votuan, por, ajo votë ishte thirrje për ndryshim e ndëshkim ndaj qeverisjes së keqe. Qytetarët, poashtu, përcaktuan qeverinë e re, e cila duhet të përbëhet nga opozita e deridjeshme. Për mua nuk ka asnjë alternativë tjetër. Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës.
Unë do të punoj dhe do t’i shërbej vendit tim, pavarësisht se ku jam.
Ashtu siç e kam thënë gjithnjë: në secilën betejë, do të jemi së bashku, deri në fund!
E juaja,
Vjosa



3 Comments

  1. Deklarata e Znj. Osmani tregon ndershmerin dhe vendosmerine e Zonjes per premtimet e dhena para se votimi te kryet nga ajo, si personi qe u mandatua nga LDK per kryeminister. Jam ne medyshje nese deklarata e Zonjes Osmani eshte ne te njejten frekuence me udheheqjen e LDK. Te shpresojme qe marveshjet parazgjedhore midis VV dhe LDK te misherohen ne krijimin e qeverise.

  2. Kjo bullica 30-vjecare paska 20-vjet qe i sherbeka Kosoves, i bie qe t’a kete filluar sherbimin qe kur ishte ne te semes! Keto produktet fallso, jo origjinale dhe jo organike te imponuara me dhune nga “miqte tane” si ne Shqiperi dhe ne Kosove, kane te perbashket injorancen, anafabeltizmin gjenetit te maskuar me llojlloj diplomash ala-Kristal te marra neper bote nga padronet dhe sponsoret e tyre, poshtersine dhe etjen per te demtuar kombin tone fatzi me cdo mjet e menyre.

    1. Eshte 37 dhe jo 30. Edhe me titull Dr ne universitet ne SHBA dhe jo Kristal ,dhe ka dhene mesim atje dhe jo tek ne apo ne Kosove, keshtu qe smund ti thuash injorante

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *