• |
ide | kryesore

Surprizat e motit, nesër kthjellimet i lënë vendin shirave

Arkiva, Lajme, Të fundit



Moti i kthjellët në vend do të marrë një kthesë ditën e nesërme, pasi kthjellimet e orëve të mëngjesit do të pasohen me shtim të vranësirave në bregdet e veriperëndim të vendit.

Reshjet e shiut, në mesditë e pasdite do të përfshijnë veriperëndimin e gati të gjithë bregdetin me intensitet të ulët. Përkohësisht në veriperëndim, reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut, përkohësisht e vrullshme në bregdet, duke u shoqëruar me një valëzim 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen në zonat malore 9ºC deri në 23ºC, zonat e ulëta 13ºC deri në 29ºC dhe në zonat bregdetare 15ºC deri në 27ºC.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *