• |
ide | kryesore

Anaiza/ Albin Kurti i jep fund hegjemonisë së Ramës në Kosovë

Arkiva, Kryesore

Nga / Berat Buzhala I takojnë të kaluarës ditët kur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas ditëve të lodhshme të punëve në Tiranë, vendoste që të dilte pak deri në Prishtinë për t’u çlodhur dhe për t’u argëtuar. Për të territori i Kosovës, kryesisht, ishte një lloj i cirkut të madh, ku flitej pak më ndryshe, njerëzit silleshin pak më ndryshe, kurse ai që nga pika e kufirit në Vërmicë e deri në Fabrikën e Amortizatorëve në Prishtinë e gëzonte, padrejtësisht, epitetin e të diturit. Për Edi Ramën nuk do të këtë kurrfarë pengese që të vijë rregullisht në Prishtinë, sa herë t’ia dojë zogu i qejfit, të shkojë në Presidencë në Prishtinë, të shkojë në Fabrikën e Amortizatorëve, por tash ai e di që në Prishtinë është veshur me pushtet një politikan, të cilin opinioni publik në Kosovë dhe në Shqipëri e konsideron më të pastër, më të ditur, më të kulturuar, me të lexuar, sesa Edi Ramën.

Ka mundësi që Albinin e ndajnë nga pozita e kryeministrit edhe disa javë. Ka mundësi që atë e ndan nga pushteti edhe ndonjë plan i presidentit Thaçi, që të mos e lërë ta marrë pushtetin fare, por unë po flas këtu për vendimin e qytetarëve të Kosovës që ta veshin atë me pushtet. Ndërsa, kur kanë kaluar pesë ditë prej këtij vendimi, Edi Rama, që vite më parë e quante Kurtin “vlerë kombëtare”, ende nuk po denjon që ta urojë atë për fitoren. Edi Rama vazhdimisht e ka konsideruar Kurtin “vlerë kombëtare”, por për të qëndruar në opozitë e jo për ta ndarë me të, tash e tutje, një lloj të pushtetit mbarëkombëtar, kategori kjo jokushtetuese, por shumë domethënëse.

Më kujtohet kur Rama e kishte vizituar Prishtinën, si kryebashkiak, fill pas përfundimit të luftës. Ai, përveç takimeve të tjera, e kishte takuar edhe Ismet Beqirin, homologun në Prishtinë. Ai takim, në vetvete, dukej si satirë politike. Ismeti i parashikueshëm dhe i veshur me ca palë tesha të gjata dhe të gjëra, me ndonjë ngjyrë që ndoshta as nuk kishte emër, kurse në krah të tij Edi dekadent, i papërmbajtshëm dhe i paparashikuar, i veshur në atë mënyrë që vetëm ai do të guxonte. Plus me çorape të kuqe. Në atë kohë veshja e tyre nuk ishte gjë e lehtë, siç është sot, bie fjala, kur edhe “kuca e maca” e bëjnë një gjë të tillë. Ne që ishim më të rinj i lëpinim buzët. Dëshironim ta kishim në krye të kryeqytetit një djalë të ri dhe avangardist, sikur puna e Edit, që kishte arritur ta bënte, me ndihmën e ngjyrave, Tiranën një qytet simpatik. Dëshironim ta kishim në krye të Prishtinës një si puna e Edit, që kur nervozohej me konventat e merrte sëpatën në krah dhe dilte rrugëve të qytetit për të vënë rend dhe ligj.

Një gjendje e tillë e pabarazisë ka vazhduar gjatë. Kosova dhe Prishtina po zgjidhnin dhe po emëronin politikanë që Edi Ramën po vazhdonin ta shikonin prej pozitave inferiore. Në kafet kryesore të Prishtinës çdo koment për të niste e mbaronte me “llegendë osht”. Kështu thoshin edhe ata që ndoshta nuk do të votonin për të. Mirëpo, ishte “llegendë” ndryshe prej udhëheqësve tanë. Shkumonte në studio televizive, i thyente rregullat, i tallte njerëzit, i tallte udhëheqësit tanë e në fund u shkonte edhe në shtëpi për një gotë raki. Me një fjalë shou. Këta të ngratët intimidoheshin prej tij. Nuk e dinin se çfarë ishte e lejueshme e çfarë nuk ishte, nuk e dinin a duhej t’i përgjigjeshin a jo. Nëse e bënin një gjë të tillë rrezikonin ta bënin atë në mënyrë të trashë dhe të pashije. Prandaj, kryesisht zgjidhnin atë që dinin ta bënin më së miri: heshtjen e varrit. “Hajt se Edi mo”. Me demek: ky kështu është, nuk mund të shtyhemi me të. Kjo për Edin ishte fitore simbolike, por e jashtëzakonshme në fushën e propagandës. Me të nuk matet askush, sepse ai ka lexuar shumë, ai e cakton se çka është e lejueshme e çka nuk është e lejueshme, çka është e pranueshme e çka nuk është e pranueshme. Nëse e ka thënë Edi, edhe nëse nuk ka qenë e lejueshme deri atëherë, aty e tutje bëhej e tillë.

 Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, duke u ndier i kërcënuar prej fenomenit “edirama”, i ishte nënshtruar transformimit. Një ditë të bukur në Prizren, në Dokufest, vite më parë, në shoqëri me Edin (dhe Batonin) kishte vendosur të dilte i veshur me një bluzë të pazakontë për të deri në atë dakik. Aty e tutje Thaçi kishte vendosur të ndryshonte në veshje dhe në stil. Pak a shumë kishte ndryshuar me vendim. Mirëpo, jeta e tij, karriera e tij, ngritja e tij, ishte në mospërputhje flagrante me atë të Edit. Prandaj, çdo gjë që i rrinte Edit nuk i rrinte Thaçit. Ai shpeshherë është dukur në trup të huaj. Po e imitonte dikë që nuk ishte profil i tij. Mirëpo, këtë e bënte nën presion të madh publik. Dëshironte me çdo kusht që të ishte “in”. Ka mundësi që Edi këtë gjë e ka përjetuar me njëfarë lezeti. E ka ditur që kolegët e Prishtinës, po luanin në terrenin ku ai ishte i pamposhtur. Aty Edi do t’i mundte ata për të shtunë e shtatëqind vjet.

Mirëpo, çdo gjë e ka një fillim dhe një fund. Fundi i hegjemonisë kulturore dhe trendvendosëse mori fund të dielën në orën 19 të mbrëmjes. Qytetarët e Kosovës, me votën e tyre, përveç që i sfiduan rëndë politikanët e Kosovës, i sfiduan edhe politikanët e Shqipërisë, posaçërisht Edin. Para mikrofonit tash është një djalë i Prishtinës që veshjen, sidomos kohëve të fundit, e konsideron vetëm si një mjet për t’u mbrojtur nga të ftohtit ose të nxehtit, e jo për të vendosur standarde të reja, e as për të përcjellë mesazhe të koduara kulturore. Nëse establishmenti politik në Prishtinë dhe Tiranë do t’i vishte kostumet e Kurtit ne do të talleshim me zakonshmërinë e tyre. Mirëpo, kur i shohim të veshura në trupin e Kurtit ne të gjithë e dimë që ai këtë po e bën, jo pse nuk e di se çka është “më ndryshe”, jo pse ai nuk di që me anë të veshjes t’u përshtatet rrymave të preferuara muzikore të tij, e as rrymave të preferuara ideologjike të tij, por sepse kjo për të tash është e rendit të dytë a të tretë. Ai ka vendosur të vishet dhe të duket sa më në mënyrë monotone të mundshme, në mënyrë që kjo gjë të mos e shpërqendrojë votuesin e tij në Prishtinë, apo admiruesit e tij në Tiranë, prej asaj se çfarë thotë Albini. Veshja si deklaratë, veshja si rebelim, për Kurtin duket që ka qenë e rëndësishme në vitin 1997, kur përballë tij dhe shokëve të tij gjendej politika serbe. Tash, veshja për të është thjesht obligim, sepse ai nuk do të frikësohej nga gjykimi i opinionit edhe nëse do ta vishte atë xhemperin e leshtë që e kishte veshur në burgun e Pozharevcit, kur kishte arritur t’u fliste mediave botërore.
Se çka është antiestablishment e çka nuk është, koncepti i Kurtit tash dallon thelbësisht nga koncepti i Ramës. Për kryeministrin në ardhje të Kosovës veshja ndryshe gjatë ditës, “Adidas”-kat në takime të rëndësishme ndërkombëtare, kravatat plot lule, nuk të kualifikojnë si politikan rebel, nëse gjatë natës e takon Shefqet Kastratin – Qetin, për të bërë pazare të pista në kurriz të qytetarëve. Për Kurtin, së paku prej asaj çfarë ai ka thënë dhe çfarë është zotuar që do ta bëjë, nuk mund të jesh politikan rebel i majtë e jokonvencional, e në anën tjetër ta udhëheqësh shtetin më të varfër në Evropë, por personalisht të udhëtosh me “private jet”, “Rolls Royce”-t, “Bentley”-t e oligarkëve më të pasur në këtë pjesë të Evropës. Për këto dhe shumë arsye të tjera, Rama kur e sheh Kurtin e sheh atë që realisht do të donte të ishte vetë, por që i korruptuar në bosht i ka tradhtuar këto ideale. Krejt çfarë i ka mbetur prej tyre është gardëroba. Në teori, një socialist i majtë kurse në praktikë udhëheqës i një bande të babëzitur që synim në vetvete e ka që t’ua marrë shqiptarëve edhe dheun nën këmbë. Tashmë këtij revolucionari i ka dalë boja. I ka dalë boja në Tiranë e i ka dalë boja edhe në Prishtinë. Çdo gjë në këtë botë peshohet më së miri kur krahasohet me diçka. Edi Rama ishte interesant në krahasim me kë? Po, ai ishte interesant para 20 vjetësh në krahasim me Ismet Beqirin. Edi Rama ishte interesant, posaçërisht për rininë, në krahasim me kë? Ishte interesant në krahasim me Isa Mustafën, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin e Hashim Thaçin. Mirëpo, a është Edi Rama interesant në krahasim me Albin Kurtin? Tash e tutje nuk është më. Albini për Edin është një pasqyrë në të cilën ai do të shikohet dhe do ta shohë veten se sa është plakur, se sa hipokrit është, se sa i korruptuar është, e pse jo edhe sa i paditur është. Në ndërkohë që Edi e ka argëtuar Qetin, duke mos pasur kohë për lexim, Albini e ka vazhduar stilin e tij të jetës. Kjo ka qenë një kohë mjaftueshëm e gjatë, sa për t’u krijuar një epërsi e dukshme kulturore. Ka mundësi që rrobat që Albini ka në trupin e tij blihen diku në Ferizaj e Prizren dhe nuk kushtojnë më shumë se 50 – 100 euro, kurse ato të Ramës në Paris a Milano dhe kushtojnë më shumë se 500 – 1000 euro, por për herë të parë dukja nuk do t’i ndihmojë Edit që të duket më ndryshe. Madje do të duket më ndryshe, por për fatin e tij të keq. Për herë të parë tash publiku rrobat e Edit do t’i gjykojë më ndryshe. Kur po flas për publikun po mendoj për atë në të dyja anët e kufirit.

Pra, iku koha kur Edi do ta kërcente kufirin për të ardhur në Kosovë për ta takuar një fis aborigjenësh primitiv, si një konkuestador pervers i kohëve moderne, të cilit i lejohej çdo gjë, thjesht dhe vetëm sepse ishte Edi. Koha e spektaklit mori fund. Tash njësi matëse do të jetë tjetër gjë.

Në një postim të tij në rrjete sociale, gazetari Lutfi Dervishi ishte kirurgjikisht i saktë kur shkroi se “Kosova nuk është vetëm popullsia më e re e kontinentit, nuk është vetëm vendi me rokstarët më të famshëm të kohës, nuk është vetëm kombëtarja më befasuese në futboll. Kosova është vendi që kur e lyp koha luftën e bën me armë, kurse për revolucion i mjafton kutia e votimit”.

Sigurisht që kam shumë pikëpyetje për Albinin kryeministër, por për ato një ditë tjetër.

Gazeta Express

57 Comments

  1. Sa me mllef e paske shkruar o Berat..Duket qe nuk e ke vetem me Ramen por me gjithe shqipetaret..dhe ke kompleksin e inferioritetit!

  2. Nderkohe titulli qe Berati i ka vene eshte “Me Albinin kryeministër merr fund hegjemonia 20-vjeçare e Edi Ramës ndër shqiptarë”, Lapsi e ndryshon paksa per te provokuar dhe yshtur komentuesit

  3. Nje shkrim shum i goditur nga nje gazetar kurajoz, i guximtar, i sakt, nje analiz teper prefekte dhe qe ndoshta nuk jan then per kete gomarin plak km qe e ka emrin Edvi pall gomari Rama.

  4. Ne fakt Berat, ky eshte nje nga shkrimet me te kota qe ke bere ndonjehere. Krahasime foshnjarake. Dhe nqs ke pasur probleme kompleksiteti ne jete ti personalisht, mos i pergjitheso gjerat se sje askushi te flasesh ne emer te nje mase te madhe njerezish!

  5. Ky eshte kurthi ku Basha nuk ka rene kurre. Kurre nuk ka tentuar te beje spektakel. Rrobat i ka me te zakonshmet te mundshme. Per muzike proteste perdor kolonen zanore te Skenderbeut dhe te gjithen kete e pranon se e ben me vetedije. Duhet thene qe nuk ka dhene asnje interviste jete tek Fevziu. Ne te vetmit rast ekspozimi gjithsesi minimal tek Cani, ishte dukshem i bezdisur. Propaganda e Rames me shume ngjall neveri, prandaj i duhen Avdylet edhe me shume se Sandri dhe Vjollca.

      1. Qendrimet e forta nuk jane detyrimisht te drejta. Per mendimin tim idete e tij per ekonomine jane te gabuara. Ideja per bashkimin e Kosoves me Shqiperine eshte e shkuar kohe. Flirtimi me islamin radikal eshte i neveritshem. Administrata e Albinit mund te mos kete reflekse nepotike, por me siguri do kete ideologjike, qe eshte edhe me e rrezikshme. Vetevendosjasi koncept, eshte gje e mire, por ne keto kushte eshte luks per Anglezet, e jo me per periferite si Kosova dhe Shqiperia. Kam frike se ky Albini eshte si ato Sirenat qe joshnin ushtaret e Odiseut per t’i ngrene. Ne dy anet e kufirit jemi te zhuritur per politikane te ndershem, si ushtaret e Odiseut per femra, por kjo nuk duhet te na beje te humbim arsyen. Albini tani duket si i moderuar, por sa me shume pushtet te fitoje, aq me shume do i kthehet ideve radikale qe e formuan.

        1. O neri turp te kesh qe ben propaganden e serbeve duke akuzuar Albinin per radikalizem fetar.Vetem serbet dhe fatkeqesisht kundershtaret e Albinit, ia bejne kete njolle. Do te tregoja se pse kundershtaret ia bejne ate akuze Albinit, por kush ka 2 mend ne koke dhe kush do, e kupton vete, por thjeshte tek ne sulmohet dikush me te gjitha llojet e shpifjeve.

          1. Nuk kam turp fare, sepse njeri qe krahason bejtexhinje turkoshafe me Kadarene, ose eshte komplet injorant, ose eshte fanatik. I njoh mire keta te majte si Albini, te frustruar nga progresi qe gjejne prehje te fete traicionale, apo tek keta te rejat, si ndyshimet klimatike. Kjo vjen sepse socializem-marksizmi ka qene gjithmone me shume nje fe sesa rryme politike. Pas deshtimeve historike i kane ngel vetem dy gjera: Hipokrizia dhe urrejtja. Me hipokrizine na mashtrojne, me urrejtjen na shkaterrojne. Albini eshte me shume komunist se nacionalist. Nuk ka nacionalist qe barazon bejtexhinjte me Kadarene. Eshte nje Rexhep Qose i vogel. Mos u genjeni

          2. O NERI JO VETEM BYTHEN POR HERE PAS HERE VEJE EDHE TRURIN NE PUNE O KAR

        2. Çfare islami radikal thu o mashkull kurve . Boll o kurva , boll o te qifsha ropt se na rruajtet karin me teorira te mero kurves . Zhuls , karin dini ta perdorni mire ju sepse keni eksperience haremi .

          1. Ik mor te qifsha ty me gjithe partine gopshqyer qe te ka nxjerre. Ik mor qyrre se nuk du me u marr me ngordhjet e Enverit dhe kokecallmave si surrati jot dhe i Albinit.

      2. Ne fakt Bashen e ka kap prej bolesh Merkel Valezelina dhe i ka mbush mendjen mos promovo asnje profesionist. Prandaj ka filluar te perhapet mentaliteti “shiko se keto gjera jane bere perpara nga socialistat, po shume kohe perpara, juve nuk keni bere asgje prandaj rama e meriton kete status quo”, para nesh nuk ka patur asgje. Evropa eshte nje me status quo e rames. Kane dhe informacione 3 vjecare, duket nga metamorfoza e internetit qe e kane ne pellembe te dores dhe vazhdojne manipulojne opinionin publik duke akuzuar gjithmone me te dobtin. Ore ne Evrope E VERTETA ESHTE ALERGJI ! PRANDAJ E MODIFIKOJNE SI TU TEKET

        1. Po te mendoji pse ja lane ne dore zukenbergut te facebook-ut ? Sepse tashme ata gezojne nga status quo dhe politiken e beni interenti qe ata komandojne.

  6. O buzhala qenke masturbuar ne rinine tende me veshjet stilin jeten mendjen e Rames,por sot paske ndryshuar dashnor nga rama te albini mosturbimi per albinin nuk do te sjelle gje se jeni njelloj,je cliruar o buzhal por ramen aty do e kesh ne kosove nuk pjerdh rama per albinin e buzhales

  7. Edi Rama,per Beratin dhe gjithe te tjeret,as nje sekonde nuk jeton per vete.Edi Rama cdo sekonde jeton per te tjeret,ose me ekzakt jeton vec ” me ra ne sy”.Shumica e njerezeve sidomos,KATUNARET, te vetmen gje qe i kushtojne vemendje per te rene ne sy,jane teshat.Lapidari i kesaj katunarie eshte edi Rama,si thote Tolstoi,Rama jeten e ka mjet nuk e ka qellim.Thelbin e te rames ne sy e ka thene Adler kur thote;” Ka njerez qe vdesin per te rene ne sy dhe per tu dukur interesant po e vetmja gje qe i ben te tille eshte paturpsia” Edhe idiotsia shume njerez ju duket se i ben interesant.Dhe edi Rama eshte i paturpshem,idiot dhe mbi te gjitha Katunar,se shtiret kurre nuk eshte origjinal.

  8. O fuat rama ka 20 vjet qe meson te gjithe shpellaret e shurranjoset qe te ndjekin moden qe ai sjell,shurranjose filluat te vishni corape,kepuce,te kuqe me viza,I ke pare o fuat neper rruge shijet qe rama futi,citjanet qe eshte mbushur rina me to,eshte kush eshte rama per stilin nuk ka nje te dyte,deri ne vitin 2000 njerzit kishin tre ngjyra ne koke sot ngjyrat mbizotrojne ne popullate neper tregje etj,tani ha nje Mut o fuat edhe ti buzhal

    1. O klluf,
      problemi eshte se kryemeinistri ka per detyre te qeverisi dhe jo te bej mode. Nese ti e ke zgjedhur per mode, ndiqe moden e tij dhe ha mut pastaj.

  9. Buzhala ka nje pende te mire. Shkruan me guxim dhe sakteson me qartesi karakterin ekstravagant te Rames por ne thelb ai, Rama eshte shume defiçitar ne kulturen qytetare e morale. Gjithashtu jam dakord dhe per pershkrimin e shtetareve te Kosoves qe te shtangin me provincialitetin e tyre ne dukje, por ata qe ne njohim nga tv jane te zgjuar e ileqar. Problemin e kam qe Buzhala duhet te kuptoje qe Shqiptaret si ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni, Mal te Zi, Serbi e kudo qe jane jane shume ma te fisem e te rendesishem se sa Kurti, Rama etj. E fatkeqesisht gjer sot nuk kane mundur te gjejne “Fyherin” e tyre ideal. Kurti do ta peshojme mbas nje viti!

    1. I paemer 20.34 ,pyet mamin se si ndihet kur ja varim karin para syve .Kurse ty te fusim preshin se ai te shijon ty .

      1. Sa tpaska djeg o fugshpum. Ske faj e verteta eshte e hidhur. Sa per presh ty tka majt rama palexho fhe tani ja kerko vet. Hajde fugsi mosnu bej hipokrit pranoje karin e rames dhe madje ti thuash falemknderkt ne erkan para te gjithve. A je burr apo jo ? Apo je bur, o fugssiiii

  10. Berat Buzhal eshte pa diskitim nje nder gazetaret me te mire shqiptare, ne mos me i miri dhe per sa kemi pare deri me sot nuk i eshte lepire asnje pushtetari. Problemi ne kete portal jane bythelepiresat qe duke mos patur argumente fillojne e shajme dhe duan te tregojne me fjalorin e tyre banal, kulturen qe kane fituar ne keto 6 e kishur vite qe qeveris Rilindja. Analiza e Buzhales eshte perfekte dhe nuk kam ndermend te shpjegoj se cfare ka thene e cfare ka nenkuptuar Buzhala, por mjafton te lexosh komentet e rrogetareve, per te kuptuar se sa i ka djegur ky shkrim. Ngaqe nuk mund ta kundershtojne me argumenta, arrijne deri aty sa ta paraqesin KM nje top-model qe sjell moden e re ne Shqiperi. Por duke dashur ta nxjerrin te tille, e fusin edhe me keq ne kirth pasi asnjeri nuk e shpjegin se si mund te ndiqet ajo lloj mode me deklarate te ardhurash vjetore me te vogel se 50 mije euro. Sa per Albin Kurtin, duhet te shohim se nuk ka qene asnjehere ne pushtet. Shqiptaret e Kosoves jane treguar te zgjuar, i kane vene ne shpine LDK, nje parti tradicionalisht e qendres se djathte, e cila ka detyrimin qe te mos ta lejoje Kurtin te spostohet majtas, por perkundrazi, ta spostoje drejt qendres. Gjithsesi duhet pare ne te ardhmen se si do funksionoje. Tani per tani nuk mund te thuhet asgje me saktesi pervecse plani Haxhiu-Thaci-Rama-Vucic per ndarjen e Kosoves, pas goditjes qe mori nga BE dhe Merkel ne vecanti, me keto zgjedhje duket sikur u zhbe thuajse krejtesisht. Kete e verteton edhe ndryshimi me 180 grade i qendrimit te Rames qe u shpreh se nuk e kishte mbeshtetur asnjehere ate plan. Jo se Rama e ka per here te pare kete lloj veprimi, perkundrazi, por kjo zbythje dhe “shengeni ballkanik” teegojne se Rama eshte pershkruar mire nga Buzhala ne shkrimin e mesiperm.

    1. Mjaftojne qe gjerat te dokumentohen ne internet.l me pas mendojne fugshpumat e sorosit si te manipulojne opinionin publik. Cfare ndodh ne jeten reale nuk ka rendesi. Ajo nuk i intereson. Keshtu funskionon socializmi, ekstension i komunizmit makaber.

  11. Buzhala ka te drejte kur thote se Edi rama shet pordhe dhe eshte njeriu i te pasurve! Krahasimi me kostumet eshte shume tregues dhe i drejte! Albin Kurti nuk eshte si Edi Rama, Pike!!

  12. Padyshim që zgjedhjet e fundit në Kosovë, ishin një model e risi për të gjithë shqiptarët, jo se ato i fitoi Albin Kurti, por janë të vetmet zgjedhje ndër shqiptarët të zhvilluara me parametrat e demokracive të zhvilluara.
    Nuk pati as abuzime flagrante me votën, dhunë e blerje korruptive të saj, as kontestimin e zakonshëm me të cilin shoqërohen zgjedhjet në Ballkan, e veçanërisht të gjithëve u bëri përshtypje fakti që mbrenda 24 orëve të zgjedhjeve, dolën rezultatet duke u pranuar nga të gjithë.
    Është më duket e parakohëshme që me superlativa, të mbivlerësohet z. Albin Kurti, se qenka ai që e solli këtë “ndryshim” duke u veçuar si i vetmi politikan “dinjitoz” shqiptar.
    Por ama faktet duhen thënë ashtu siç janë, e jo të biem në eufoti të parakohëshme.
    Është fakt që Albin Kurti është politikani që e ka vuajtur më shumë se cilido politikan tjetër ndër shqiptarët në kurrizin e tij, trajtimin çnjerrëzor të qeverisë kriminale serbe, pa haruar se edhe Haradinaj e ka ndjerë këtë me vrasjen e të afërmve të tij.
    Kur marim përsipër të vlerësojmë në politikën shqiptare se cili politikan po sjell ide të reja, duhet bërë një dallim midis politikanëve shqiptarë të Kosovës e atyre të Shqipërisë.
    Në Shqipëri të keqen më të madhe e patëm me diktaturën e egër kriminale të modelit stalinist të Enver Hoxhës, e me propogandën mashtruese të saj, që e paraqiste veten si mbështetës të shqiptarëve të Kosovës, kur në fakt, i kishte tradhëtuar interesat kombëtare e Kosovën nën diktatin e Lidhjes komuniste të Jugosllavisë.
    Tragjikisht, shqiptarët e Kosovës, të përballur me represionin kriminal të qeverisë serbe, të mashtruar me propogandat marksiste-leniniste të “barazisë”, shihnin tek Shqipëria komuniste e tek diktatori stalinist Enver Hoxha, shpëtimtarin e tyre.
    Të mos harojmë se “Mandela i Kosovës”, Adem Demaçi , ndonëse luftoi për kauzën patriotike të pamvarësisë së Kosovës e bashkimit të saj me Shqipërinë, vitet e gjata të burgut i kaloi si një adhurues i Enver Hoxhës.
    Nuk ishte i vetëm Adem Demaçi që nga mungesa e informacionit e propogandat mashtruese të komunistëve shqiptarë, shihte tek Enver Hoxha shpëtimtarin e Kombit.
    Një ndër ta ishte edhe “studenti revolucionar” Albin Kurti.
    Pas përmbysjes së sistemit diktatorial komunist në Shqipëri e me hapjen e saj edhe për shqiptarët e Kosovës, por edhe me hapjen e dokumentave sekretë që vërtetonin bashkëpunimin e komunistëve shqiptarë me komunistët jugosllavë, një pjesë e madhe e “marksistë-leninistëve” të Kosovës, filluan të kuptojnë se kush ishte në të vërtetë idhulli i tyre Enver Hoxha. Por edhe kjo pjesë e shqiptarëve, që e kuptuan se kishin bërë gabim që adhuronin një diktator si Enveri, meqë pjesën më të madhe të jetës politike ja kishin kushtuar “idealeve” komuniste, u rrjeshtuan e vazhdojnë të jenë në pozicionet e së “majtës” politike.
    Pyetja që mund të shtrohet në këtë rast, është :
    A mund të konsiderohet si një “politikë e re” progresive demokratike për shqiptarët riardhja në pushtet e politikanëve me mendësi komuniste ?
    Kalimi i shqiptarëve nga sistemi i gjatë diktatorial komunist në sistemin pluralist demolratik perëndimor, në mungesë të plotë të traditës demokratike, e të ardhur me një gjendje mizerabël të nivelit të jetesës, solli edhe abuzime të shumta korruptive , që në emër të lirisë së nismës private të biznesit, pa ndërtuar shtetin ligjor kapitalist, edhe një pjesë e madhe e ish armiqve të sistemit kapitalist, ish komunistët, u pasuruan në rrugë të panderëshme e anti ligjore mbrenda një kohe të shkurtër.
    Përse u zgjata në përshkrimin e këtyre realiteteve ?
    Pikërisht për faktin se edhe politikani Albin Kurti hyri në rininë e tij në politikë me bindje komuniste, por që është ndër të paktët “komunistë” që nuk ndoqi rrugën e pasurimit korruptiv, dhe bindjet e tij të majta gradualisht u moderuan nga komuniste, në social demokrate.
    Pati në karrierën politike të Kurtit në opozitë, edhe ndonjë tendencë ndonjëherë të tepruar revolucionare majtiste, bile edhe në qëndrimin ndaj politikës perëndimore, por ajo nga e cila ai nuk hoqi dorë asnjëherë, është patriotizmi, që nga establishmenti i vjetër politik qoftë edhe në perëndim, emërtohet me sens pezhorativ si populizëm.
    Nuk kam arritur asnjëherë ta kuptoj se ku e shohin të keqen e politikës “populiste”, për ata politikanë që luftojnë për progresin ekonomik e kulturor të popujve të tyre.
    Ka vërtetë qëndrime abuzive me populizmin, kur në retorikë paraqitesh sikur i shërben popullit, e në fakt i shërben pushtetit e pasurimit personal, siç e shohim këtë tek Rama e shumë politikanë të tjerë shqiptarë në Shqipëri e Kosovë.
    Deri tani në opozitë, Albin Kurti ka bërë një politike pozitive “populiste” me shembullin e tij personal.
    Duke kaluar tani në pozitat e pushtetit, meqë ka formim të majtë, të shohim se a do të ndërtojë një shtet ligjor demokratik, apo do të ketë prirje të etatizmit, i provuar si një sistem i dështuar.

  13. O shpellaret e shurranjoset e salihut,si fillim familjet e medha tironse ju qifshin te gjithe femrat e fisit ku ti keni,me raste dhe ndonje bukurosh tja zgurdullojme syte,o shpellare pse salihu nuk e ka pershendetur Albinin,dini gje ju shurrsat e salihut qe ne vend te birres pini shurren e gomarit salih dhe peles lulu,shkoni te buzhala dhe nga keni ardh ju qifte gamori fisin o shurrsa,zbritet nga shpellat dhe e qelbet kete qytet,do ta shikoni albinin e buzhalen o qyrrsat e gjelit Qyrrs salih

  14. Shpellare e shurranjose te salihut,I modhi Qazim Mulleti ka thene,kur shpellare,fshatare,maloke zbresin ne qytet Kombi eshte ne rrezik te modh.

  15. Edi Rama per me tregu se si ai nuk ka njeri ne planet,ka akuzu dhe baben e vet se i ka qi grune,dhe ne fakt kjo eshte kulmi modernitetit.Po ku kuptojne katunaret nga moderniteti dhe perversiteti i Edi Karit.

  16. O vellai karit te salihut,konfuci e ka thene per boten,Mulleti per ju shpellaret e koheve moderne,o te qifte gamori fisin e ke pak

  17. muti me mut nukl lahet.buzhala mut,kurti edhe me mut thaqi kryemut kurse rama mbreti i ter muteve esht.te gjith te majt komunist jan.ku ven dor keta mut e bejn.shqiptaret qe nga koha e stalinit vetem mut zgjedhin.

  18. Rama “pas nje dite te lodhshme pune”? Seriozisht e ke? Rama vetem zhgarravit a bojatis fletoret e punes e thith kokaine gjithe kohes. Pse pune eshte kjo?

  19. Albin Kurti eshte ORIGJINALI. Qe nga fillimi e deri tani ka qene konsistent ne luften e tij dhe shume i perqendruar tek synimet e tij. Albin Kurti ka ngrene burgje e gura e i ka shpetuar plumbave e s’ka bere viktimen, Albini e ka pare Kosoven, poshte nga njerezit. Rama nga ana tjeter e ka pare Shqiperine nga lart-poshte, djali i nje babai qe ka firmosur pushkatime rebelesh si puna e Albinit, me gjatesi mbi normalen per t’u ndjere komodm i perkedhelur ne te dyja sistemet. Talenti i tij i vetem ka qene sperdredhja e fjales, qe ne fakt nuk eshte ndonje talent i jashtezakonshem, por ne nje SHqiperi jo shume kreative nga ana letrare, Rama ka rene ne sy per retoriken. Edi Rama ka huazuar shume nga modelet e tij te huaja dhe i ka pervetesuar aq bukur huazimet e tij, sa shqiptarit mesatar i duket autentik dhe modern. Rama eshte siperfaqesor, ndaj eshte arrogant. Sepse nuk eshte rehat me veten e tij, ka gjithmone nevoje per konfirmim, si nje femije i parritur. Arsyeja: Sepse atij i kane folur me shume fjalet e jo veprat. Albinit nga ana tjeter i kane folur veprat dhe s’ka pas nevoje t’i konfirmohet askujt se kush eshte. Ndaj Albini nuk ka nevoje te vishet trendy, pasi eshte eshte vete nje fryme e re. Rama perpiqet deshperimisht te vishet trendy, per te mbuluar faktin qe ai eshte pinjoll i nje fryme te vjeter.
    Mendoni vetem kaq: Ne nje regjim totalitar si ai i Enver Hoxhes: Albini do te ishte ne burg dhe ndoshta i pushkatuar, ndoshta dhe me urdher nga Rama.

  20. Albinit nuk I ke pare asgje,nuk I ka thene njeri pune te mbare,tani do ta shohim o Andersen,sa per ramen provat dhe punen e ka ne vepra me tiranen moderne dhe jo shurrse si e la salihu,puna neper qytetet e shqiperise flet vete shetit neper shqiperi,mos qendro vetem te shqupi o shurrs,albini te vishet si te doje shijet e tij jane minimaliste dhe nuk ke cfare te flasesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu