Rihanna ka folur së fundmi rreth lidhjes së saj me biznesmenin miliarder nga Arabia Saudite, Hassan Jameel. Në një intervistë për revistën “Vogue”, Rihanna është shprehur se ndihet vërtetë e lumtur përkrah tij.
“Jam në një lidhje të qetë dhe ka shkuar çdo gjë shumë mirë, ndaj jam shumë e lumtur për këtë”-ka thënë këngëtarja nga ishujt Barbados.
Rihanna dhe Jameel janë tashmë të lidhur prej thuajse dy vjetësh. Ata nuk janë prononcuar për mediat, por lidhja e tyre është bërë e ditur në sajë të fotografive që këto të fundit kanë arritur të sigurojnë. Jo më larg se këtë verë, Rihanna dhe Jameel u pikasën së bashku në Capri të Italisë.