• |
ide | kryesore

Dialogu Kosovë-Serbi temë diskutimi në kryeqytetin serb, flet i dërguari i SHBA

Lajme, Të fundit



Normalizimi i marrëdhënieve dhe arritja e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë temë diskutimi këtë javë në Forumin për Siguri në Beograd (BSF), ku pjesëmarrës do të jetë dhe emisari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer.

Edicionet e kaluara kanë qenë ftuar zyrtarë, deputetë të parlamenteve nga Kosova e Serbia, për të folur rreth dialogut dhe normalizimit. Por sivjet organizatori ka vendosur të mos i ftojë ata, shkruan sot Koha Ditore. Drejtori i Programit në BSF, Marko Savkoviq, ka dhënë një shpjegim për këtë.

“Këtë vit rreth e rrotull ne nuk kemi ftuar asnjë nga zyrtarët e Kosovës – apo Serbinë për këtë çështje – (për shembull, deputetë, të cilët ishin mysafirë tanë më parë). Duke parë dialogun mjaft të dobët të shtetit, ne morëm një vendim të vetëdijshëm për të mos u dhënë hapësirë politikanëve dhe t’i ftojmë ekspertët, studiuesit që u përkasin brezave të rinj, të jenë pak më largpamës”, ka thënë Savkoviq për “Kohën Ditore”. “Shpresojmë që vitin e ardhshëm do të ketë zhvillime më pozitive”, ka shtuar ai.

Megjithatë në Forum do të flasë emisari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer.



2 Comments

  1. Zoti Savkovic,me qe do te flitka,edhe ermirisati Palmer,( qe sic duket eshte mbas ambasadorit amerikan ne Beograd,dhe sigurisht edhe mbas ambasadorit amerikan ne Berlin,por aktualisht kryeambasador amerikan ne Beograd),duhet te ndryshosh mendimin.Jo per vitin e ardheshem,[por per kete vit ne vijim.-mos u bej negativ,do te thoshte …dikushi,por qe ne fakt nuk eshte askush.

  2. ARMIK I KOMBIT SHQIPTAR SORJAN-SERBO-RUS KY MASKARA NUK DHE NUK BENE PUNEN E DEPARTAMENTIT AMERIKAN KY PUNON PER RUSIN .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *