• |
ide | kryesore

Legalizme të paligjshme, procedohet ish-kreu i Aluiznit Elbasan

Arkiva, Lajme, Të fundit



Procedohet nga policia e Elbasanit ish-drejtori i Aluiznit në këtë qytet për veprat penale, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Andon Lapa dyshohet se në vitin 2015 ka dhënë leje legalizimi për një banesë në kundërshtim me ligjin.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

• A.L., 36 vjeç,  banues në Sarandë , me detyrë ish- Drejtor i Aluiznit në Elbasan, për  veprat penale, “Falsifikimi i vulave , i stampave ose i formularëve” dhe ” Shpërdorimi i detyrës”, pasi ky shtetas në vitin 2015 ka dhënë leje legalizimi  për një banesë në kundërshtim me ligjin. 

• G.B., 33 vjeç,  banues në Elbasan,  për veprat penale ” Fshehja të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi në aktivitetin e tij privat punonte pa dokumentacionin përkatës.” 



1 Comment

  1. Andon Lapa – sarandiot drejtor ne Elbasan, i Aluiznit!!!!
    Vetem Ridhjerja mund ta kete kete vizion! “Te shkojme ku na therret atdheu”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *