• |
ide | kryesore

Çau me makinë kordonin e policisë në Shkozë, ‘arrest shtëpie’ për protestuesin e Shkozës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Krimet e Rënda japin masën ‘arrest shtëpie’ për Petrit Dukin, i arrestuar më 16 tetor pasi çau me makinë kordonin e policisë në Shkozë, ku po shembeshin disa banesa.

Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, me trupë gjyqësore Bib Ndreca, ka dhënë ditën e sotme masën e sigurimit “Arrest shtëpie” për personin nën hetim Petrit Duki. Ai u arrestua nga policia më datë 16 tetor 2019 me akuzën “Vrasje me dashje në rrethana të cilësuara”, e mbetur në tentativë.

 

Por prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë ndryshimin e cilësimit ligjor, duke e akuzuar Dukin vetëm për “Kundërshtim të forcave të policisë” dhe “Kanosje për shkak të detyrës”, duke kërkuar caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”.

Në caktimin e masës së sigurisë në sallë ka qenë prezent edhe ish-deputeti dhe ish-Ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi, i cili nuk është pranuar në caktimin e masës së sigurisë.
Burimet bëjnë me dije që vetë Petrit Duki dhe Avokati Arbër Hoxha do të apelojnë masën e sigurimit “Arrest shtëpie” në Gjykatën e Apelit.



3 Comments

  1. Eh,Kol Jakova, Kol Jakova,ku ta dije ti se fjalet e poezise tende te viteve te pushtimit do te ishin aktuale edhe sot.”Milic horr xhupleta/shih ku te con kuleta/parja e huej e shkreta/me vra sot vllan tand”. Ti prishesh tjetrit shtepine,ta nxjerresh ne rruge te madhe ti xerosh mundin e djersen e nje jete te tere eshte me mire ta vrasesh dhe ai qe te vret nuk eshte me vella por armik dhe armiku duhet te luftohet me cdo mjet. Cdo njeri pavaresisht nga rroba qe mban ,para se te zbatoje nje urdher apo nje ligj ,te zbatoje nje tjeter urdher ,nje urdher katagorik qe qenie njerqore duhet ta kete brenda vetes ” Mos i bej tjetrit ate qe sdo te ta bejne ty “”

  2. Ai tjetri ja ka xane token dikujt?
    Kshu lum miku, para se bo moral, pyt veten pse ka Shqipnia 30 vjet qe i ngja me shume Bangladeshit se Europes?

  3. Ai tjetri ESHTE I BARABARTE ME TE GJITHE TE TJERET QE LIGJI I LEGALIZIMIT I UA BEN PRONEN TE LIGJSHME.DHE ME LIGJ JANE FALE BANESAT QE ISHIN DJERSA E GJITHE POPULLI T PER TE CILAT KANE KONTRIBUAR EDHE KETA TE TJERET .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *