• |
ide | kryesore

Mbi 100 mijë nënshkrime për një referendumin të dytë për Brexit-in

Arkiva, Planet

Për më pak se 24 orë, më shumë se 100 mijë britanikë e kanë nënshkruar një kërkesë për mbajtjen e referendumit të dytë për çështjen e Brexit-it. Kjo kërkesë erdhi pasi një milion njerëz morën pjesë në protestën para kuvendit britanik.

Nënshkrimi i kësaj kërkese, i organizuar nga grupi “Vota e Popullit” dhe gazeta “The Independent” ka për qëllim të kërkojë nga udhëheqësit e Britanisë dhe të Bashkimit Evropian që të bëjnë gjithçka që munden që t’ia mundësojnë popullit britanik të votojë edhe një herë për marrëveshjen e Brexit-it.

Para përfundimit të afatit për Brexit-in më 31 tetor, kjo letër do të dërgohet në qeveri dhe në dy dhomat e kuvendit britanik, në Parlamentin Evropian dhe në ndërtesën ku i zhvillon takimet Këshilli Evropian.

Përkrahja për këtë peticion erdhi pasi qindra mijëra njerëz marshuan në rrugët e Londrës të shtunën për ta kundërshtuar planin e kryeministrit Johnson që ta largojë vendin nga BE-ja më 31 tetor. Organizatorët e protestës thanë se në tubim morën pjesë një milion njerëz.

Njëra ndër figurat kryesore të Partisë Laburiste në opozitë, Sir Keir Starmer, ka ofruar përkrahje për këtë kërkesë, duke thënë: “Sot ne po marshojmë së bashku për të thënë se i besojmë popullit, jo Boris Johnson-it, për ta zgjidhur krizën e Brexit-it dhe ne po ua dërgojmë këtë porosi njerëzve të pushtetshëm”, shkruan “Independent”.

2 Comments

  1. populli anglez ,le te beje referendum dit e nate le te hyjne dha dalin sa her te duan ne evropea apo anazjelltas,kjo nuk quhet zgjillje vetem se levizje kurse zgjithjet per te cilat ,ndjehet keq ,cdo banore i tokes,jane vetem e verteta vetem ajo eshte vula gjitha zgjilljeve,sepse ne te ka,qartesi gjalleri siguri paqe shprese zgjillje ,shpetim ka vlerat ,ka burimin e e dobive,ven ne lezije funksionin e tyre,por qe ta sjellim njeriun ,ne natyralitetin e tije kalon perms formimit te ndare ne pjes edukim ne barkun e nenes per ndjeshmerit [edukim te mire ] perms sistemit formimit ne shkolle zhvillimin e mendimit perms fese vlerave,deri tek veprimi dhe menaxhimi praktik,tashme nese flitet me shum per brezat,qe vin ,kemi humbur kohe shum te gjith me teori boshe qe njerzit tashme I kan ndare ne grupe drejt perplasjes ku sejcili grup dhe individ vrapon si I shthurur per te gjetur shpetim ndersa shpetimi vjen vetem nga e verteta qe I formon njerzit per tu bere adhurues te zotit ndihmes dhe plotesues ne dobi,i meson se si kthehet urrejtja ne dashuri lufta ne paqe ,problemet ne zgjillje dhe pesimizmi ne shpres pasigurin ne siguri,antivlerat ne vlera

    1. Ti i paemer perpara se te japesh opinionin tend per politiken e jashtme dhe te brendshme te UK-s ben mire te futesh serish ne klase te pare te mesosh si shkruhet shqip! Boll më me keta analfabet funksional qe na japin mendje !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu