• |
ide | kryesore

Aksion blic në Portin e Durrësit, shoqërohen 23 persona

Lajme, Të fundit



Një operacion blic  në portin e Durrësit ka çuar në shoqërimin e 23 personave.

Operacioni “Porti i Pastër” synon kontrollin e personave në hyrje e dalje, kontrollin e mjeteve, mallrave, të peshkarexhave apo mjeteve të tjera lundruese që përdoren në Portin e Durrësit, si dhe në disiplinimin e qarkullimit të automjeteve.

Kontrollet – Policia njofton se gjithësej janë kontrolluar 106 kontejnerë, 65 magazina dhe objekte të ndryshme brenda Portit, dhjetëra mjete lundruese, kryesisht peshkarexha, 345 automjete, si dhe rreth 770 persona.

Sekuestritmi – Ndërsa u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë zhurmuese, thikë, vula të falsifikuara, targa mjetesh të falsifikuara, dokumente të kundërligjshme, si dhe sasi me cigare kontrabandë.

Në operacion u përfshinë 380 forca policore, kryesisht të FLO Tiranë, Shkodër e Fier, ato të Policisë Kriminale, të ‘Shqiponjave’ të DVP Tiranë, Durrës, Elbasan e Fier, të Patrullave të Përgjithshme, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore dhe ato të Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës, e të Policisë Kufitare, si dhe u përdorën edhe 10 qen antidrogë e 2 drone.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital apo në numrin 112 duke garantuar anonimat të plotë, reagim të shpejtë e të paanshëm.



5 Comments

  1. Sot ne portin e Durresit ndodhi nje furtune ne gote. U mblodhen mbi 300 police , me me shume se 30 automjete , fugona e blinda, me kapuc pa kapuc, me kallash e antiplumb, dhe ne fund rezultati ishte zero.
    E gjitha nje show e shpifur, ku terrorizohen njerez ne pune te vete, dhe te fortet e vertete trafikant me pervoje 30 vjecare, te permendur e sterpermendur nuk i hyn asnje gjembe ne kembe.
    Kjo qe u be sot nga policia e shtetit ishte dhe me e turpshme , se rasti i 137 kg kokaine, qe iku ne drejtim te paditur.
    Nje deshtim spektakular , ku police te coroditur, te paorganizuar nuk dinin cfare benin. Kaq eshte kjo pune , per ate qe e sheh nga TV.

  2. Aksioni çuditërisht ndodhi një ditë pasi dha dorëheqjen vëllai i vogël i Tare-ve si drejtor i Autoritetit portual Ai dhe lavdëron veten për për punën e bërë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *