• |
ide | kryesore

Aksion për parandalimin e prerjes së pyjeve, sekuestrohen 70 m3 dru, 6 të proceduar në Elbasan

Arkiva, Lajme, Të fundit



Finalizohet operacioni policor “Zavalinë”, për parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve, ndërsa janë proceduar penalisht 6 persona.

Në vijim të masave të marra për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve, u sekuestruan 3 kamionë që transportonin 70 m3 dru dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, dhe ” Fshehje e të ardhurave”, shtetasit:

M. S., 62 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Bathës, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar 4 m3 dru zjarri me mjetin tip kamion.
A. K., 46 vjeç, pasi në fshatin Gjinar, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar 4 m3 dru me mjetin tip kamion.

D. D., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Benë, Elbasan u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar 4 m3 dru me mjetin tip kamion.
A. D., 42 vjeç, XH. P., 42 vjeç dhe A. D., 44 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi në vendin e quajtur “Guri Kopil” të Njësisë Administrative Zavalinë, janë konstatuar se kishin kryer prerje të paligjshme të pyjeve dhe kishin ngarkuar dru në automjetet e tyre tip kamion, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.



1 Comment

  1. 2 fjale. Hajdeni ne fshatrat e librazhdit. Maune te mbuluara me dru pafund ne mes te dites cdo dite. Ah me fal librazhdi i xhaxhi taulantit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *