• |
ide | kryesore

Pas prishjes së poligamisë, mer fund dhe lidhja e Egla Harxhit me princin e Libofshës

-Instant, Paparazzi, Slider



Ish-Miss Shqipëria, Egla Harxhi, është komentuar gjatë për marrëdhënien e saj treshe me Alexandre de Basseville dhe Alesian. Megjithatë, dashuria poligame përfundoi shpejt, pasi Alesia i dha fund me çiftin. Egla u bë nënë e një vogëlushi të cilin e pagëzoi me emrin Luxifer dhe gjatë intervistave tregoi se i ati i fëmijës, Alexandre, nuk qëndronte thuajse aspak me të dhe djalin.

Madje, duket se gjërat mes tyre u ftohën aq shumë, sa tashmë dyshja i ka dhënë fund. Këtë lajm e konfiromoi vetë Egla në një intervistë për “Story.al”. Ish-missi u shpreh se marrëdhënia e tyre thjesht kishte mbaruar.

E pyetur nëse çifti vazhdon të ruajë një marrëdhënie bashkëpunimi duke qenë se ata nisën të dy disa projekte në Shqipëri, ajo u shpreh:

“Jo, s’kam më të bëj fare me Alen në asnjë formë. Tashmë jemi të ndarë, dhe jeta ime personale nuk është më publike. Pra e kam mbyllur me jetën publike, e po fokusohem kryesisht tek im bir, dhe te studio e arkitekturës me projekte në Shqipëri dhe jashtë saj.”



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *