• |
ide | kryesore

Anulohet “shitja” e Syrit të Kaltër/ Në ankand për 170 mijë lekë del parku i Drilonit

Lajme, Të fundit



Procedurat që parashikonte kontrata për dhënien me qira të kabinave të drurit tek “Syri i Kaltër” janë pezulluar nga Ministria e Financave.

Vlera minimale e ofertave kapte shifrën e 72 mijë e 500 lekëve në muaj, pra rreth 600 euro, që është konsideruar si një shumë mjaft e ulët, duke marrë në konsideratë preferencat për këtë pikë turistike me një fluks shumë të lartë vizitorësh.

Nga një hulumtim i kryer nga televizioni “Top Channel”, ka rezultuar se për dhënien me qira të kësaj prone shtetërore ka dhënë lejen edhe Ministria e Mjedisit, ndërsa ministri përgjegjëas, Blendi Klosi, i pyetur nga mediat për çështjen në fjalë e quajti ankandin “anomali të institucioneve”.

Prej 20 vjetësh, këto kabina jepen me qira me një çmim edhe më të ulët, prej vetëm 15 mijë lekësh në muaj. Ndërkohë, shoqëria që e administron “Albtourist TO”, ka katër vjet që është në vështirësi financiare, që ka si indikator më të prekshëm mungesën e pagave për punëtorët.

Paralelisht me anulimin e ankandit për “Syrin e Kaltër”, një tjetër pronë e ngjashme shumë herë më e madhe brenada zonave të mbrojtura, kërkohet të jepet me qira të ulët. Bëhet fjalë për 2500 metra katror toke në Parkun e Drilonit, në Tushemisht të Pogradecit.

Sipas dokumentit të njoftimit, vlera dysheme për detyrimin e qirasë është 172,600 lekë në muaj, ndërkohë që mbi 1800 metra katror të pronës janë funksionale për ushtrimin e veprimtarisë turistike në fushën e akomodimit.

Si edhe në precedentin e mësipërm, edhe në këtë rast, Ministria e Mjedisit ka dhënë miratimin e saj. Në njoftimin e Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) shkruhet se dhënia me qira e pasurisë bëhet me qëllim përdorimin e saj për ushtrimin e aktiviteteve ekonomike, të cilat gjenerojnë të ardhura për shoqërinë dhe nxisin rritjen e punësimit dhe investimit. ©Lapsi.al



4 Comments

  1. ahaha prap vazhdojne keta me titull shkerdhate.

    Nuk ‘shitet’ syri i kalter , por jepen me qera 5 kabina te vjetra druri. dhe meqe oferta ishte e ulet 600 euro , ky tender u anlullua .

    Ju dje ne ate artikullin tuaj shkerdhate cfare nuk thoshit per kete tender . ‘JEPET ME KONCENSION SYRI I KALTER’…
    Portal me te ndyre nuk kam pare ( njesoj si ai i Mero Bazes) , Nje mut jane te dy

    1. po mire po se mori Vilma pastaj , do ti heqesh pak breket te ta liroj mire vrimen ? ( me kacavide e kam fjlaen , se nuk e ndyej kete bobin tim me cdo lloj vrime)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *