• |
ide | kryesore

“Arrest me burg” për Eduart Xhezon, i arrestuar për vrasjen e biznesmenit Beqiraj në Vlorë (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Gjykata e Vlorës jep masën e sigurisë ‘arrest me burg” për Eduart Xhezon i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj më 4 gusht 2019 në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë.

Ngjarja u shënua pasditen e 4 gushtit 2019 në zonën e plazhit të Vjetër, pas një konflikti për një kalë.

Beqiraj mori 6 plumba në trup dhe ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes, Ndërsa Egert Beqiraj dhe Nesim Hodaj mbetën të plagosur.

Xhezo ishte identifikuar si autor i dyshuar menjëhërë pas vrasjes.

Ai u arrestua tek “Mbikalimi i këmbësorëve” te unaza e Shkozetit më 30 tetor 2019. Gjatë kontrollit në makinë, 34 vjecarit iu gjetën dy karta identiteti të falsifikuara ku në njerën fotografia ishte e vetë Eduart Xhezos.

Ndaj tij rëndon akuza ”vrasje ne rrethana cilesuese”.dhe “mbajtja pa leje e armeve shperthyese dhe municionit.

Gjyqtari që dha masën e sigurisë ishte Herila Cela. Prokuror i cështjes Hyrjet Lamaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *