• |
ide | kryesore

U paralajmërua për sulm terrorist, antiterrori përgënjeshtron mediat italiane

Lajme, Të fundit



Pas lajmit të bujshëm të shpërndarë nga mediat italiane për një sulm të mundshëm terrorist në vendin fqinj nga dy shtetas shqiptar të identifikuar si Bujar Hysa dhe Bardhyl Hoxha, mesa duket këto janë të gjitha informacione të rreme.

Burime për nga anti-terrori në policinë shqiptare thanë për Report TV se Bujar Hysa ndodhet në qeli prej më shumë se 3 vitesh, i dënuar me 18 vite në një burg të sigurisë së lartë dhe nën monitorim.

Po ashtu, Report TV raporton se, antiterrori ka bërë me dije që për Hysën dhe Bardhyl Hoxhën ata s’kanë asnjë njoftim nga partnerët italian pasi në rastin më të parë do ti referonin dënimin e tij dhe vendin ku ai ndodhet në burg.

Kujtojmë se, Hysa u arrestua tre vite më parë së bashku me një grup imamësh të vetë shpallur që rekrutonin besimtarë të rinj për të luftuar në Siri



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *