• |
ide | kryesore

Dekonspironte aksionet e policisë për drogën, prangoset shoferi i FNSH-së

Arkiva, Lajme, Të fundit



Arrestohet shoferi i FNSH-së, Ardian Loci, i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.

Policia e Shkodrës  në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative bëri të mundur kapjen e 48 vjeçarit, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim nr. 243, datë 21.06.2019 e ka dënuar me 1 vit e 10 muaj burg, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”,” njofton policia.

Shoferi i FNSH, Ardian Loci, akuzohet se dekonspiroi aksionet e policisë në 2017 për asgjësimin e bimëve narkotike në Dukagjin. Në atë operacion u arrestuan 17 persona.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *