• |
ide | kryesore

Pogradec, tetë persona të dehur dhunojnë pronarin e lokalit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Tetë persona kanë dhunuar një 40-vjeçar në lokalin e tij mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dunicë të Pogradecit, pasi tetë agresorët kishin pirë alkool e ishin dehur në lokalin e tij.

Erjon Çollaku, 40 vjeç është dhunuar me mjete të forta përpara lokalit të tij duke u lënë pa ndjenja. Pronari i dhunuar i lokalit u shpreh se nuk i njihte agresorët dhe nuk i kishte dhënë asnjë shkas për përplasje.

“Nuk i njihja dhunuesit, unë nuk kam konflikte,”-mësohet se është shprehur 40-vjeçari.

Mësohet se 40-vjeçari është transportuar menjëherë drejt spitalit, por pa asnjë rrezik për jetën. Çollaku ka denoncuar rastin në Polici, e cila është vënë menjëherë në kërkim të 8 agresorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *