Albin Kurti po i shton dozat e shigjetimeve kundër nismave të përbashkëta Rama – Vuçiç. Megjithëse nuk ka shprehur kundërshtim të hapur ndaj idesë që vazhdoi të përunohet në takimin tripalësh të liderave të Ballkanit Perëndimor në Ohër, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka konsideruarar atë si veprim të nxituar.
Në fakt ideja, e minishengenit Ballkanik surprizoi jo pak vetë për shpejtësinë me të cilën atë e hodhën në treg kryeministtri shqiptar dhe presidenti Serb që me ndihmën e Aleksis Sorosit arritën të rekrutojnë edhe shefin e ekzekutivit në Shkup, Zaev. Kjo shpejtësi ka ngjallur dyshimin se mos dy burrat e fortë të Beogradit dhe Tiranës janë më shumë të interesuar për të mbajtur në këmbë aureolën e liderve që mund të vendosin për Ballkaninn, sesa janë të interesuar për interesin qytetar për lëvizjen e lirë të mallrave dhe të njerëzve. Ky dyshim bëhet edhe më i fortë po të mendosh se vetëm pak javë më parë edhe Rama edhe Vuçiç ishin idhtarë të ngritjes së mureve, duke mbështetur identë e ndryshimit etnik të kufijve dhe papritmas u shndërruan në armiq të ngritjes së mureve dhe dashnorë të lëvizjes së lirë. Edhe më i dyshimtë është fakti se ky transformim u bë kaq me shpejtësi. Pikërisht këtë nxitim ka fshikulluar edhe Albin Kurti.
Lexo më tej:
Shengeni Ballkanik/ Si po manipulon Edi Rama ?
Sipas Albin Kurtit, Shqipëria zyrtare duhej të priste deri në formimin qeverisë së e re në Kosovë, e jo të nxitohej me takime të tilla në Novi Sad e Ohër. Mediat kosovare shkruajnë se Kurti ka theksuar se Shqipëria një gjë të tillë fillimisht duhet ta konsultonte me Kosovën, e më pas ta niste me shtetin e Serbisë.
“Një lloj vrapi në Novi Sad dhe në Shkup, është gabim në hapa. Nuk nis me Serbinë kjo punë. Nis Kosovë-Shqipëri, vazhdon Kroaci-Bullgari, vazhdon Sarajevë zyrtare, Podgoricë zyrtare, Shkup zyrtar e Beogradi në fund. Sepse i tillë çfarë është ai i pa penduar për luftërat dhe krimet e shkaktuara në luftim të vazhdueshëm me Moskën e Putinit nuk mund të ketë. Rrjedhimisht mendoj që edhe mbledhja e Novi Sadit edhe mbledhja e Ohrit ishin gabim në hapa. Shqipëria zyrtare u ankua se nuk ka pasur qeveri të denjë në Kosovë, për bashkëpunim çfarë ajo ka dashur, e ka qenë e nevojshëm për të gjithë neve. Meqenëse ka pritur Shqipëria zyrtare për një qeveri të denjë të Kosovës shumëvjet, ka mundur të pres edhe pak javë që të formohet kjo qeveri, e të bashkëpunojmë siç dum të gjithë ne”, u shpreh Kurti, raporton Kosova Press.
Edhe një ditë më parë, kandidati për kryeministër i Kosovës, në një intervistë në “5 pyetjet nga Babaramo”, theksoi se dy vendet tona më parë duhet të rakordojnë me njëri tjetrin, e pastaj të flasin me të tretët.
Albin Kurti i vendos korrnizat e kuqe Ramës
Megjithëatë deri më tani, Kurti ka shigjetuar modalitetet por nuk ka dalë hapur as pro as kundër idesë të etiketuar si Mini-Shengen Ballkanik. Ai është treguar disi më i rezervuar se partneri i tij i ardhshëm i koalicionit, Isa Mustafa që e ka quajtur atë me një përpjekje për të ringjallur Jugosllavinë.
©Lapsi.al
dmth albin kurti kerkon kuroren e dafines.O rrusho ty ste njeh kush ne ballkan e jo ta fershelleje europa te ndale strategjite e veta sepse ti kerkon te behesh protagonist.Ule nje tulle se e ke shume lart
Nese KM vertet e ka thene se Shqiperia ka pritur nje qeveri te denje te Kosoves shume vjet ( qe une as e kam degjuar dhe as nuk e besoj ta kete thene sepse nuk jane ne stilin e tij gafat ne te shprehur_) do te ishte nje gje e ulet sepse nuk i takon atij ta japin definicione per Qeverine e Kosoves por vetem popullit te kosoves ,por ne qoftese Albin Kurti me gjithe respektin per te,aludon se qeveria e meparshme nuk ka qene e denje per Kosoven atehere kjo eshte nje shprehje e nje vetekenaqesie dhe mbivleresimi per veten akoma pa ia ba per hair punes, Urojme qe Alnin Kurti dhe qeveria e Kosoves dhe e Shqiperise ti lene menjeane shigjetat dhe hatermbetjet e te harmonizojne veprimet ne interes te te gjithe shqiptareve .
Akoma besoni se kryeM…… i Shqiperise ka per zemer Koseven? Te gjitha marveshjet qe ka nenshkruar me Kosoven nuk i ka zbatuar , te gjitha i ka bere per shou .Vendosja e takses ne rrugen e kombit tregon se sa i ka per zemer kosovaret. KryeM…..
Ka punuar ,punon e do punoje gjithmon kunder Kosoves . Me mini “shegenin ” ballkanik i nguli thiken mbas shpine kosovareve dhe kjo eshte e vetmja aftesi aftesi e tije , keshtu veproje me Nanon , Meten , Bashen , Xhafes , Tahirit ,kete te fundit e beri per te lene pasues tePS Velin e fikut nga terpani
Bjerini daulles bjerini. Sikur e kishin me mendjen e vete. Po ashtu e kane. Vijen. E sjelljes. Nga shoqja gjermane. Kurti nuk eshte ne kete loje. Dhe ishalla nuk e heqin nga loja fare. Se ende ska bere qiviri.
Pas shpine?! Hahaha. Sa qesharake. Pas shpine.
Aspak pas shpine, por ashiqare dhe pa doreza po ia thotë atë që mendon , megjithëse, Albini na zhgënjeu , kur tha se Rama nuk ishte për korrigjim kufinjsh midis Kosovës dhe Serbisë vuçiçjane. Kjo e fundit e vë pak në pikëpyetje qëndrimin e tij të dyzuar. Sepse , tashmë, dihet nderkombëtarisht se Rama gjithçka e bën për show e propagandë të fëlliqur. Ai po ecën i vetëm mbi skandale, mbi gafa e faje të pajustifikueshme. Ai, Rama, po punon në favor të Vuçiçit dhe në dëm të kosovës, pavarësisht se çfarë trumbeton me pompë e daulle të shpuar. Të gjithë e njohim si narcist malinj, si arrivist pa principe, pa moral , pa nderë dhe si i gjithdituri pa mend.
Shume i natyrshem dhe shume logjik deklarimi ne media i Albin Kurtit.
GABOHESH ALBIN. UNË JAM TIMONIER-KRYEMINISTËR MBI 6 VJET, NDËRSA TI NUK JE BËRË AKOMA.
1-UNË KAM ORGANIZUAR 6 MBLEDHJE SHQIPËRI-KOSOVË RRETH TAVOLINËS ME SFOND KUQEZI.
2-UNË KAM KOMBINUAR MBI 60 HERË KRAVATËN TIME TË KUQE ME KOSTUMIN TIM TË ZI.
3-UNË KAM VENDOSUR MBI 600 HERË NË ANËN TIME TË MAJTË EDHE NJË STEMË KUQEZI.