• |
ide | kryesore

Reshjet e shiut, lumi Ishëm del nga shtrati e përmbyt disa hektarë tokë në Krujë, nën ujë edhe një lagje

Arkiva, Lajme, Të fundit



Përmbytje e probleme nga reshjet në rrethin e Krujës. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna gjatë pasdites së djeshme por edhe gjatë natës në të gjithë rrethin e Krujës, lumi Ishëm ka dalë nga shtrati në fshatin Murqinë duke përmbytur disa hektarë tokë bujqësore të mbjellë.

Gjithashtu rruga e lagjes fundore të këtij fshati është totalisht e mbuluar nga uji siç duket dhe në pamje. Fatmirësisht niveli i ujit nuk është i lartë që të shkaktojë dëme në banesht.

Disa shtëpi në lagjen fundore të këtij fshati janë të izoluart  pasi janë të rrethuara nga uji. Nga erërat e forta që kanë fryrë gjatë gjithë natës nuk raportohet për dëme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *