• |
ide | kryesore

Tiranë, arrestohet vajza që hiqej si juriste. Mashtroi duke marrë 50 mijë euro për të liruar një të burgosur

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 33-vjeçare është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet se duke u hequr si juriste ka mashtuar një qytetar në Tepelenë duke i marrë 50.000 euro për lirimin e një të burgosuri të dënuar për vrasje.

Shtetasja me iniciale, A. L., lindur në Përmet dhe banuese në Tiranë, është prezantuar si juriste pranë Gjykatës së Lartë Tiranë.

“Ajo i ka thënë shtetasit me iniciale B. Z., se me njohjet që kishte do të ndikonte pranë trupës gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë dhe në Gjykatën e Lartë për të nxjerrë nga burgu shtetasin me iniciale A. M., i dënuar me 30 vjet heqje lirie, për një vrasje në rrethana rënduese që kishte kryer në Memaliaj, në vitin 2015.

I dënuari po vuan dënimin në IEVP Bënçë, në Tepelenë,”-raportojnë uniformat blu.

33 vjeçarja akuzohet për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të renda”.

Dokumentimi me prova ligjore i veprimtarisë kriminale të ushtruar nga kjo 33-vjeçarja u bë pas gati një vit hetimesh proaktive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *