• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Kamëz, ndërron jetë 35-vjeçarja

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur sot pasdite në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Demokracia’. Një automjet i cili po drejtohet nga një grua, ka përplasur një 35-vjeçare, e cila po kalonte rrugën. Nga përplasja e fortë, kjo e fundit ka ndërruar jetë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 17:35 në rrugën “Demokracia” në kryqëzim me Bulevardin “Blu” automjeti me drejtuese shtetasen B.D, ka përplasur këmbësoren P. A.,35 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, këmbësorja P. A ka ndërruar jetë.

Shtetasja B. D është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *