• |
ide | kryesore

Opozita jashtë parlamentit pranon ftesën e Metës, Basha mbledh aleatët

Arkiva, Lajme, Të fundit



Partitë opozitare që janë jashtë parlamentit pasi dogjën mandatet disa muaj më parë, kanë konfirmuar takimin me kreun e shtetit Ilir Meta, që do të mbahet ditën e martë në orën 09:00 të mëngjesit në Presidencë.

Takimi vjen pak ditë pasi Presidenti Ilir Meta u bëri ftesë publike dhe kërkoi të takohet ” të gjithë kryetarët e Partive Parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt 2019, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi”, thuhej në njoftimin e dhënë nga Presidenca.

Ndërkohë që sot pasdite, në orën 17:00, kreu i opozitës, Lulzim Basha mbledh në takim të gjithë aleatët e partive të vogla opozitare në selinë blu për të diskutuar për situatën ku ndodhet vendi.

Në takim me kryedemokratin Lulzim Basha do të jetë sot kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kreu i PR Fatmir Mediu, kreu i LZHK Dash Shehi, kreu i PBDNj Vangjel Dule, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi dhe kreu i PDK Nard Ndoka.



2 Comments

  1. KERKOJI ZGJEDHJE TE PARAKOHSHME .
    JO PER NDONJE GJE POR ÇTHUA NJE HERE NUK E THUA HEREN TJETER .
    PRESIM DHE DUAM NDRYSHIME SEZBEN , PASTAJ ZGJEDHJE TE MENJEHERESHME.

  2. Dulja eshta ai qe ju ankua Micotaqit per te drejte vetevendosje.
    Idrizi kerkon tokat e camerise nga greqia.
    Medi Gerdeci, ka ne program integritetin e Al.
    Shehi eshte llulle gjithe kohes dhe sdi ca do.
    Nari eshte traktorist injorant dhe smerr vesh ca do.
    Mona cizmja eshte me majtas se partia komuniste dhe per momentin do vetem qe burri mos ti futet ne burg.

    Kjo eshte opozita e bashkuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *