• |
ide | kryesore

Paralajmërimi i opozitës: Nëse zgjedhjet nuk mbahen deri në mars, protestat s’do të jenë më shëtitje në bulevard

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-deputeti demokrat, Albo Bumçi, zbuloi planin e opozitës për muajt në vijim. Ai tha se nëse nuk do mbahen zgjedhjet e parakohshme në Mars 2020, do të organizohen sërish protesta dhe ato nuk do jenë, si u shpreh ai, “shëtitje në bulevard”.

Duke folur në studion e lajmeve të News 24, Bumçi tha se “protestat u ndalën për shkak të integrimit (deri më 18 tetor) sepse nuk donim të dukeshim sikur ishim ne ata që po pengonim Shqipërinë, kur në fakt është kriza e rëndë”.

“Tani – tha ai-, po punojmë për reformën zgjedhore dhe sapo reforma të përfundojë është gati baza ligjore për zhvillimin e zgjedhjeve. Ndërkohë janë ngritur dhe institucionet kryesore të drejtësisë, ndaj duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, në pranverë, në mars 2020. Kjo është zgjidhja! Nëse nuk ndodh kështu, ne do të dalim në protesta, të cilat nuk do të jenë më një shëtitje në bulevard”.

Duke argumentuar se pse vendi duhet të shkojë në zgjedhje pikërisht pas 4 muajsh, Bumçi u shpreh se “Shqipëria është e sëmurë, po lëngon. Është kancer, që i ka prekur organet vitale të trupit. Ekonomia është në krizë shumë të rëndë. Duhet zgjidhje dhe zgjidhja vjen me zgjedhje të parakohshme, të lira e të ndershme. Sa më gjatë të zgjasë kjo, do të çojë në një situatë, që do jetë e vështirë ta rikthejmë. Shkaktari i krizës është Edi Rama. Ke një person të plotfuqishëm, që arriti të bëjë aktin më të frikshëm, të shkelë Kushtetutën. Një anëtar u fut për të shkelur Kushtetutën, për t’i marrë Presidentit të drejtën kushtetuese. Rama e zhduku Gjykatën Kushtetuese për dy vjet dhe tani që po ngrihet thotë dua ta kontrolloj plotësisht”.



6 Comments

  1. Edhe me pare nuk kane qene shetitje ne bulevard. Ju e keni ne gjak dhunen prandaj edhe 100 here te behen zgjedhje populli nuk ju votoje. Zgjedhjet ne vitin 2021 ashtu si ka vendosur populli prandaj mbylleni Halen dhe mos hani m… se ju bene dem.

  2. Protestat nuk ishin shetitje, po ishit ju qe e dridhni se here ju bje telefoni nga rr Elbasanit.
    Po kshu edhe me zgjedhjet vendore. Cfar nuk thate dhe e drodhet duke dale kundra dhunes.
    I lodhet njerezit.

  3. Hahahahahahahah. Hajde dhe mos qesh..
    Ore ku i gjeni keto presione? Kush jua thot? Si merni mundimin dhe i thoni, pas atyre gafave qe bet. Kush ju mer me seriozisht. Kujdes ne mars se mos thyeni ndonje thua.

  4. Jam dakort me T.T megjithese ky eshte rilindas.
    Ju te hani mune.
    I nxirrni njerezit ne rruge e i termini prape il pirdhuni.
    Komuniste per komuniste po’ provojme VV.e sorrosit me mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *