• |
ide | kryesore

Tirana pa drita dy ditë, zonat ku do të ketë ndërprerje të energjisë

Arkiva, Lajme, Të fundit



OSHEE ka njoftuar abonentët se disa zona në Tiranë do të kenë ndërprejet të energjisë elektrike dy ditë në vijim, 20-21 nëntor, për disa ora. Sipas njoftimit të OSHEE stakimi i energjisë vjen për shkak të punimeve për rikonstruktimin e kabinave. Zonat ku do të stakohet energjia elektrike janë pjesërisht rrugët “Mine Peza”, “Rruga Fortuzi”, “Vath Koreshi”, “Mihal Grameno” etj..

Njoftimi i plotë i OSHEE:

Zonat dhe oraret kur do të stakohet rryma:

20 Nëntor

09:00-15:00

Pjesërisht rrugët: “Mine Peza”, “Rruga Fortuzi”, “Vath Koreshi”, “Mihal Grameno”

09:00-10:00

Pjesërisht rruga “Gjin Bue Shpata”, pranë Drejtorisë së Tatimeve Tiranë

10:30-11:30

Pjesërisht rrugët: “Margarita Tutulani”, “Zef Jubani” pjeserisht.

12:00-13:00

Pjesërisht rrugët: “Komuna e Parisit”, “Sulejman Delvina” pranë Stadiumit “Selman Stërmasit”

21 Nëntor

09:00-15:00

Pjesërisht rruga “Tefta Tashko Koco”, pranë sheshit “Avni Rustemi”, “Mine Peza”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *