• |
ide | kryesore

Berisha pas takimit me Metën: Ardian Dvorani mafioz, gjykatësi i vetëm në këto 30 vite që mori pjesë në mbledhjen e PS

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka përfunduar takimi mes Presidentit Ilir Meta dhe ish-Presidentit Sali Berisha. Takimi ka zgjatur rreth 30 minuta dhe është zhvilluar në Presidencë. Jashtë dyerve të Presidencës, Berisha është shprehur se është diskutuar gjerësisht për krizën madhore për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetues.

Berisha tha se gjithçka po bëhet për kapjen e sistemit të drejtësisë nga Edi Rama, ndërsa sulmoi ashpër dhe kreun e KED, Ardian Dvorani, duke e quajtur atë “mafioz”. Sipas ish-kryeministrit, Dvorani është i vetmi gjykatës në historinë 30-vjeçare të vendit, që ka shkelur në mbledhje partiake të PS.

Në këtë takim me Presidentin diskutuam gjerësisht për krizën madhore që mafia e Edi Ramës në përpjekjet e shpërfytyruara për të kapur gjithë sistemin e drejtësisë krijoi edhe në organin, që me ligj është garant i Kushtetutës së Shqipërisë. Tani është një moment kyç dhe vendimtar për çdo qytetar shqiptar, por duhet të theksoj se ju mediat keni një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm, sepse me të drejtë ju keni lakuar më shumë se çdo gjë tjetër, gjatë këtyre katër viteve, të paktën 20 herë më shumë Reformën në Drejtësi, sesa integrimin në BE.

Është në detyrimin tuaj t’u thoni të vërtetën shqiptarëve, se si kjo reformë po sjell në mënyrë të lemeritshme kapjen e saj nga mafia e narkoshtetit shqiptar. Cilido që ka dyshimin më të vogël, i rikujtoj se KLP e sotme kryesohet nga një individ, kunati i ndrikullës së radarëve, që është në kundërshtim me Kushtetutën, sepse kërkohet të jetë magjistrat, por jo kunat. Ai është aty për t’i shërbyer si skllav Edi Ramës. Cilido që dyshon, i bëj një pyetje: A mund të na thoni cili gjykatës, në historinë 30-vjecare të këtij vendi, ka shkelë në mbledhje partiake, ai është vetëm një, mafiozi Ardian Dvorani, në mbledhjet e PS”, tha Berisha.



14 Comments

  1. Sot u vertetua qe keta dy armiqt e popullit shqiptare jane gati de bejne cdogje per te mbrojtur pasurit e vjedhura, keta kane menduar mire se si do jete plani, a mjere ju o shqiptare qe do vuani akoma nga keta kriminele, qe te kuptosh die ishte DUle _mediu bashke vetem qe te mos krijohet ajo gjykate apo spak se e dine keta se cfare i pret.
    Ps motren kush shane

    1. o Gone, te 10fsha mu ne SPAK!
      Nuk e shikon qe Reforma ne Drejtesi eshte teresisht e kapur?! Çfare pret nga nje Vetting qe kalon Donika Prelen a t qifja udhen

      1. O braho kova. Ti duhet te jesh ne brendesi te reformes qe e kupton kaq mire. Na ka pjell belaja me idiotet, qe kan nga 4 klas shkolle. Dhe bejn si specialista jurusorudence. Boll u informuat nga portalet. Verni llogjiken ne pune. Te gjith politikanet qe pellasin dhe ulerasin kundra reforems. Jua do halli qe e bejn.
        Po ju o popull mjeran, cfar halli keni qe prishni nervat per keta. Pse kapeni prej hunde dhe u veni pas.

      2. ja e pe ti me syzet e metes, bashes e mona cizmes. sa her qe keta rrezikojn burgun na del reforma e kapur. ikni se na hapet barkun me kete lavash truri qe ju kan ber. ca pjerdh nga goja saliu behet bibel e kuran per suflaket e shqupit.

      3. o braho kova hiqi syzet e salehut. hiqi o i shkret se ata jan bosa e ti mjeran fanatik qe i mbron neper portale.

  2. Epo ca na shohin syt, e degjojn veshet?
    NENA E GJITH TE KEQIJAVE.
    KRYE MAFIOZI.
    GJAKEPIRSI.
    MENDJA ME MBRAPSHT QE KA PAS KY VEND KETO 30 VITET E FUNDIT.
    NJERIU QE MBOLLI FAREN E KEQE QE KUR MORI PUSHTETIN.
    Uleret e na tregon se cilet jan mafiozet.

  3. Te gjitha i ka denoncuar dhe i kane dale te verteta. Vetem perse i vrau ata kater qyqar nuk e ka thene kurre te verteten.

    1. noshta, po ky cop krimineli i ka pranuar edhe krimet qe ka ber dhe akoma e len te livadhis. e di pse? sepse eshte multi-spiun e multi-agjent, ka punuar per te gjith pervec per vendin.

  4. ME GJITHE GABIMET E MEDHA QE KA BERE KUR ISHTE NE PUSHTET,AI MBETI PIKA E VETME E REFERIMIT DHE I VETMI “INSTITUCION” KU NJERZIT KANE PASUR BESIM TE TREGOJNE TE VERTETAT. QENDRIMI I TIJ I PALEKUNDUR DHE GUXIMI I TIJ U BENE SHKEMB GRANITI KU U SHKERMOQEN DALLGET STERMEDHA TE PROPAGANDES SE RILINDJES.

  5. shifni kete fytyr vrasesi. shifni kush ka dal te na shpetoj, saleh 97, saleh 98, saleh gerdeci, saleh 21 janari me like floririn. keta na kan dal ne ball te kombit. nje vrases me nje hajdut horr mendojn se interesat e tyre personale (dhe te ca militanteve anadollak e haxhiqamilista) jan interesat e vendit. presidenti qe i ben thirrje shqiptareve te rrembejn armet kunder qeveris, dhe per vete as dorheqjen nuk jep nderkoh qe eshte zgjedhur me votat e krimit dhe te droges. nje cop mafjozi firkacak qe e ka kap frika e nuk e ze as gjumi. qe na ben si gangester duke shantazhuar te gjith me koda mafjoze e pastaj i kerkon ndihm sorrosit si me zgjidh kete pun. a e kuptoni o njerez se kush jan keto dy letyra? per saleh vrimacelsin ska nevoj per koment, flasin vet faktet dhe ai vet i ka pranuar disa her. po sikurse ka ber spiunin e te gjitheve, vazhdojn e len te livadhis se njerez te till u duhen gjithmon atyre qe ua din te palarat. like floririn e kan par te gjith me ze e me figur, dhe tani na paska mar flamurin e anti-korrupsionit. hapu dhe e merri brenda keta keqberes.

  6. Mbas kaq ditesh i mbyllur,salihu foli per dvoranin,shkon gjuha te dhembi,salih e dogje vellain e dvoranit ne gerdec me shperthimin qe i bere,te ka votuar kunder ne gjygjet e tua delikate,gerdecin lulzimen mediun xenin dhe ne fund meten e videos,prandaj fole sot,por nuk na the cfare biseduat me malokun e vogel,a ju erdhen parate nga rusia nga ambas i ri Rus,per kete na fol o salih karaxhic berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *