• |
ide | kryesore

Ngritja e SPAK-ut, Meta takohet me kreun e KLP-së, Gent Ibrahimi

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, me kërkesën e këtij të fundit.

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë e informoi Kreun e Shtetit për hapat e mëtejshëm dhe koordinimin ndërmjet të gjithë institucioneve të përfshira në procesin e konstituimit të Prokurorisë së Posaçme.

Në njoftimin e zyrës së shtypit thuhe se “Presidenti Meta e siguroi Ibrahimi për mbështetjen e pa kursyer në përmbylljen me sukses të procesit të ngritjes së Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Presidenti Meta i bëri me dije Kryetarit të KLP-së, se pavarësisht rezervave që ai ka patur në lidhje me zgjedhjen antikushtetuese të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm dhe vonesat në krijimin e këtyre institucioneve të reja, do të mbështesë maksimalisht këtë proces në mënyrë që këto organe kaq të rëndësishme të drejtësisë penale të jenë sa më shpejt funksionale dhe që procedura e konstituimit të tyre të kryhet brenda një kohe sa më shpejt të jetë e mundur”.

Në këtë drejtim Presidenti i Republikës do të përmbushë çdo detyrim që do t’i kërkohet sa më parë të jetë e mundur në përputhje me ligjin dhe frymën e Kushtetutës.



3 Comments

  1. …populli spret me, nxirre vidion sic eshte mjaft e montove…. e tha nikoll lesi eshte hazer…kam dy dite pa gjum ngela ne fletore zyrtare, tek sajti i presidences, ne xxn, ne brazzers, ne opinion, e pe me salen tere diten o b B shkerdhat president kursebpopullit i
    Jep ate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *