• |
ide | kryesore

Berisha: Nuk shkoj në tubimin e Metës në 8 dhjetor në “Qytetin Studenti”

Lajme, Të fundit

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora pranoi se nuk do të marrë pjesë në tubimin që ka thirrur Presidenti Ilir Meta në datë 8 dhjetor, në sheshin ‘Demokracia’, në qytetin Studenti. Berisha tha se atje do të marrin pjesë qytetarët, por u shpreh “pro” idesë së referendumit.

“Do të binte ndesh në qoftë se Presidenti do kërkonte mbështetjen e opozitës. Ai do t’i humbiste palët. Jo. Nuk mund të shkoj në mitingun e tij. Ai ka ftuar popullin atje. Unë do të ndjek programin e Partisë Demokratike.

Presidenti as që pretendon dhe as që kërkon, me aq sa e dëgjova dhe sa kuptova unë, mbështetjen e asnjë force politike. Ai mendon se thirrja e tij, në interesin më të mirë të qytetarëve që t’i përgjigjen që tu japë atyre të drejtë në vendimmarrje siç e ka Zvicra.

Në Zvicër është populli direkt që vendos në shumicën dërrmuese të çështjeve. Ai e sheh që në një moment kur një njeri ka përqendruar të gjithë pushtetet, kjo histori mund të përsëritet dhe do që të gjithë pushtetet në kuptimin e vendimmarrjes ligjore t’i kalojnë në radhë të parë qytetarëve” – tha Berisha. ©LAPSI.al

4 Comments

  1. Përralla me mbret z. Berisha. Ti duhet te jesh atje te ftojne apo jo, se edhe ti je nje nga ata qe e solle vendin ne kete gjendje, shkaterrove opozitën dhe solle sorosianin Basha ne PD.
    Sa per presidentin i uroj suksese dhe pastë Zotin me vete. Po ben ate qe duhej ta kishe ber ti me kompani.

  2. Nuk ke bythe ti pusht te shkosh atje,nuk ke pardesy te bardhe tani,ramizi ka vdekur,ti je skuth mor salih karaxhic berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu