• |
ide | kryesore

“Gjithçka ka ndodhur me dëshirë”/ Prostitucioni në kryeqytet, zbardhet dëshmia e “Zogut të Tiranës”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja nga operacioni “Your turn” (Radha jote) që zbuloi një grup që zhvillonte prostitucion në kryeqytet, ku ra në pranga edhe 28-vjeccari Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës”.

Policia e Tiranës ka dokumentuar me përgjime dhe vëzhgime aktivitetin e këtij rrjeti prostitucioni prej 9 muajsh.

Tutori i grupit ishte Hermes Nikaj. Ai gjente vajzat po ashtu edhe klientët dhe vendoste pagesën. Shpesh herë ai edhe vetëofrohej kundrejt pagesës.

Pagesat varionin deri në 700 euro. Klientët ishin të huaj dhe shqiptarë.

DËSHMIA E HERMES NIKAJ

“Nuk kam ushtruar prostitucion dhe as kam shfrytëzuar njeri për prostitucion. Gjithçka ka ndodhur kundrejt dëshirës jo kundrejt lekëve. Duke qenë se jam i njohur kisha më shumë kontakte dhe ua prezantoja mikeshave të mia dhe i ndihmoja të shkonin në hotel”. Këto kanë qenë fjalët e 28-vjeçarit, i cili prej vitesh ishte shumë i njohur në Shqipëri për shkak të karakterit të tij të pazakontë.

Po kështu mësohet se në pyetje janë marrë dhe femrat që ishin pjesë e këtij rrjeti të cilat kanë pranuar se shfrytëzoheshin për prostitucion dhe kanë dhënë detaje se si funksiononte skema.



2 Comments

  1. Ore do ta leni popullin te rehat, se ju komunistat perversa ju keni rene nga qielli. Harrova vetem ju keni te drejte te beni qejf. Zorraxhinj, rrini mbas vrimes ke dera se ashtu keni mesu. E duke pa nga vrima ja hypet njeri tjetrit. Zorraxhinj perversa. Po gjysmen e parlamentit qe qihet ne bythe pse nuk e arrestoni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *